Télécharger Imprimer la page

Skil 3008 Notice Originale page 119

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
PËRDORIMI
Çelësi i kombinuar për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë A 2
- kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në
maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni
mbi çelës
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/instalimi i baterisë 2
Vendosja e kapëses së rripit 7
- vendosni kapësen e rripit J në trapan me vidën e
dhënë.
Treguesi i nivelit të baterisë 8
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë K për të
treguar nivelin aktual të baterisë 8 a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin K 8 b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin K 8 c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Drita LED r
Drita LED ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin On/
Off
! kur drita LED fillon të pulsojë, kjo do të thotë se
është aktivizuar mbrojtja e baterisë (shiko më
poshtë)
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin K 8 c; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë 8 b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni K; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 9
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
Ndërrimi i puntove q
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) w
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit B rrotullohet nga 1 në 17; pozicioni C do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
Zgjedhja e marshit mekanik e
- vendosni çelësin e përzgjedhjes D në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
1
- shpejtësi e ulët
- forca e rrotullimit e lartë
- për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
2
- shpejtësi e madhe
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpimin me goditje
- për shpime me diametër të vogël
Mbajtja dhe drejtimi i veglës t
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Përdorni puntot e duhura y
! përdorni vetëm punto të mprehta
Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet një
vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose
një skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi paraprakisht
një vrimë
Shpimi pa ashkla në dru u
Shpimi pa pluhura në mure i
Shpimi në pllaka pa rrëshqitur o
Për më shumë informacion, shikoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Gjithmonë mbajeni mjetin të pastër (sidomos vrimat e
ajrimit H 2 )
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
119

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

3010