Skil 1014 Notice Originale page 128

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Sigurohuni që çelësi G 2 të jetë në pozicionin e
mesit (bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose
të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose
magazinoni veglën
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORIMIT
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e karikuesit
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
GJATË PËRDORIMIT
Mbani mbrojtëse për veshët kur shponi me goditje
(ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbje të
dëgjimit)
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
ose shtrënguesi mund të bien në kontakt me tela të
fshehur (kontakti i aksesorit të prerjes dhe shtrënguesve
me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të veglës së punës të përcjellin energjinë dhe
mund të shkaktojnë goditjen elektrike të operatorit)
Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
NDËRRIMI I BATERIVE
• Ky karikues mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e sipër dhe nga personat
që kanë kufizime fizike,
ndijore ose mendore ose
mungesë eksperience ose
njohurish nëse një person
përgjegjës për sigurinë e tyre
i monitoron ose i ka udhëzuar
për përdorimin në mënyrë
të sigurt të karikuesit dhe
ata i kanë kuptuar rreziqet
përkatëse (në rast të kundërt,
ekziston rreziku i gabimeve dhe i
dëmtimeve gjatë përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do
të garantojë që fëmijët të mos
luajnë me karikuesin)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për karikuesin e
baterisë nuk duhet të kryhet
nga fëmijët të pamonitoruar
Përdorni vetëm karikuesin 2610Z08496 ose 2610Z08495
nga SKIL dhe baterinë 2610Z08494 nga SKIL për këtë
vegel
Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar
me veglën
Mos i prekni kontaktet në karikues
Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë
të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni
- gjatë punës
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/KARIKUES/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
7 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
8 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
Çelësi i kombinuar për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë A 2
Kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në maksimum
duke ushtruar më pak ose më shumë trysni mbi çelës
Karikimi i baterisë 9
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
9 a
- drita jeshile B do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim 9 a
- futni baterinë në karikues si në ilustrim 9 b
- drita e kuqe C do të ndizet duke treguar se bateria po
karikohet 9 c
- pas afro 3 orësh (2610Z08495) / 5 orësh
(2610Z08496) bateria do të karikohet plotësisht dhe
drita jeshile B do të ndizet 9 d
128
0...+45°C
–20...+50°C

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

2834

Table des Matières