! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin L q b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin L q c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
•
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin L q c; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë q b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni L; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
•
Çelësi i sigurisë me dy duar w
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- zhbllokojeni më parë duke shtypur çelësin C
- ndizeni pajisjen duke i shtypur të dy: çelësin A dhe
çelësin B
- fikeni pajisjen duke lëshuar ose çelësin A, ose çelësin
B
•
Funksionimi i veglës
! filloni të prisni vetëm kur motori është në punë
! mos prisni bimë zvarritëse për të parandaluar
dëmtimin e thikave prerëse nga toka/rëra D
! mos e mbingarkoni pajisjen duke prerë shkopinj
më të mëdhenj se 20 mm në trashësi
- largojeni veglën nga zona e prerjes para se ta fikni
! pas fikjes së veglës, thikat vazhdojnë të lëvizin për
disa sekonda
Mbrojtësja e majës së thikës F 2
•
- parandalon goditjen e kthimit të pajisjes kur prekni
objekte të forta (si shtylla në gardh ose mure të
shtëpisë)
- mbron thikat fundore nga dëmtimet
•
Prerja e shkurreve e
- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe
më pas pjesën e sipërme
- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë
pak më e ngushtë lart
- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të
prerë degët më të trasha
•
Mbajtja dhe drejtimi i veglës r
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart dhe mbani një
qëndrim të sigurt
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- drejtojeni veglën përpara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
•
Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë
- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në
lartësinë e dëshiruar
- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango
•
Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa
Perëndimore)
- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor
- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe
në gusht
- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë
çdo 6 javë nga maji deri në tetor
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Mbajeni mjetin dhe thikat prerëse të pastra
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes G 2 rregullisht me një furçë
ose me ajër të ngjeshur
- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe
lubrifikoni pak thikat prerëse
! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni thikat
prerëse
•
Kontrolloni rregullisht kushtet e thikave prerëse dhe
shtrëngimin e bulonave të veglës
•
Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar
ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
•
Mprehja e thikave prerëse
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- mprehni thikat prerëse me një limë të vogël dhe të butë,
në rast se janë dëmtuar nga një objekt i fortë
- sidoqoftë, ne ju këshillojmë që thikat të mprehen nga
një specialist
- lubrifikoni thikat prerëse pas mprehjes
•
Magazinimi t
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit J me 2 vida
(nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- përdorni kapakun e thikës K kur e magazinoni veglën
- para se të magazinoni veglën, fshini thikat prerëse me
një copë me vaj për të parandaluar gërryerjen
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
•
ose manovrimit të papërshtatshëm të produktit janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
•
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! më rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë mjetin dhe hiqeni baterinë
Motori nuk ndizet ose ndalon papritur
- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- thikat prerëse të bllokuara -> pastroni materialin e
bllokuar
129