Télécharger Imprimer la page

SKIL MASTERS 2899 Notice Originale page 125

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
• Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) #
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit D rrotullohet nga 1 në 24; pozicioni E do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
• Zgjedhja e marshit mekanik $
- vendosni çelësin e përzgjedhjes G në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
FORCA E RROTULLIMIT E MADHE (HIGH TORQUE)
- forca e rrotullimit e lartë
- për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
SHPEJTËSI E MADHE (HIGH SPEED)
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
• Treguesi i nivelit të baterisë H %
- tregon sa energji ka mbetur në bateri
- në rast se drita e kuqe X fillon të pulsojë, kjo tregon se
bateria është shumë e nxehtë; lëreni veglën të
ftohet për 2 minuta
• Mbrojtja e baterisë
Fik automatikisht pajisjen kur
1) ngarkesa është shumë e lartë
2) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të
lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në +60°C
3) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
• Bllokimi automatik i boshtit rrotullues
- kur çelësi A 2 nuk është i shtypur, boshti rrotullues
është i bllokuar
- ju lejon që ta përdorni pajisjen si kaçavidë (edhe kur
bateria është bosh)
• Drita ndriçuese ^
Drita ndriçuese J ndizet automatikisht kur aktivizoni
çelësin A 2
• Vendi i ruajtjes së puntos në pjesën përpara &
• Vendi shtesë i ruajtjes së puntos *
- siguron vende ruajtje për 2 punto
- mbërtheni vendin e ruajtjes së puntos L në të djathtë
ose në të majtë të veglës
• Kapësja e rripit (
Mbërtheni kapësen e rripit M në të djathtë ose në të
majtë të veglës
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës )
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit P 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
kËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
• Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
• Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
• Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi paraprakisht
një vrimë
mIRËmBAJtJA / SHËRBImI
• Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra
- pastroni kontaktet e karikimit në karikues me alkool
ose pastrues të kontakteve
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
• Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të
treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi
duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes
për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.
skilmasters.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
mJEDISI
• mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
• Bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral dhe
nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare (simboli
9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë nevoja për ta
hedhur)
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
DEkLARAtA E kONFORmItEtIt
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN
60745, EN 55014 në përputhje me dispozitat e
direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC,
2011/65/EU, 2009/125/EC (EU normë 1194/2012)
125

Publicité

loading