Télécharger Imprimer la page

Gardena AccuCut Li Mode D'emploi page 187

Masquer les pouces Voir aussi pour AccuCut Li:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 19
• Mbajeni prerësen e ligustrave gjithmonë në dore-
zë dhe vetëm atëherë nëse thikat prerëse nuk
lëvizin më. Gjatë transportit ose magazinimit të
prerëses së ligustrave duhet që mbi shpatë të jetë
vendosur mbulesa.
Përdorimi i saktë i prerëses së ligustrave zvogëlon
rrezikun e plagosjes nga thikat prerëse.
• Mbajeni pajisjen elektrike në dorezat e izoluara,
pasi thika prerëse mund të prekë linja të fshehura
tensioni.
Kontakti i thikës prerëse me një linjë që përçon tension
mund të transmetojë tensionin në pjesët metalike të
pajisjes dhe mund të shkaktojë një goditje elektrike.
Paralajmërime sigurie shtesë
RREZIK! Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Në
rastin e qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmi-
jë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.
Siguria në vendin e punës
Produkti duhet përdorur vetëm në mënyrën dhe për funk-
sionet e përshkruara në këto udhëzime.
Operuesi ose përdoruesi është përgjegjës për aksidente
që mund ti shkaktohen personave të tjera dhe për rrezi-
kun ndaj të cilit ekspozoheni ju ose prona juaj.
Mos e përdorni produktin nëse po afrohet ndonjë stuhi.
Siguria elektrike:
Para përdorimit duhet kontrolluar kabulli për dëmtime.
Në rast shenjash të një dëmtimi ose vjetrimi duhet që ai të
ndërrohet.
Mos e përdorni produktin nëse kabllot elektrike janë
dëmtuar ose konsumuar.
Ndërprisni menjëherë lidhjen me furnizimin me energji
elektrike nëse dalloni prerje në kabull ose nëse izolimi
është i dëmtuar. Mos e prekni kabullin deri sa të jetë
ndërprerë furnizimi me energji elek trike.
Ndërprisni gjithmonë më parë furnizimin me energji para
se të hiqni një spinë, bashkues kabulli ose kabull zgjatues.
Grumbullojeni kabullin gjithmonë me kujdes dhe mënjano-
ni përthyerjen.
Lidheni vetëm në rrjetin e tensionit alternative të deklaruar
në tabelën e tipit.
Mos e lidhni tokëzimin me asnjë pjesë të produktit.
RREZIK! Ky produkt gjeneron gjatë punës një fushë elekt-
romagnetike. Kjo fushë në kushte të caktuara mund të
ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve
mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave të cilat mund të shkaktojnë plagosje të rënda
ose vdekjeprurëse duhet që personat me një implantat
mjekësore para përdorimit të këtij produkti të konsultohen
me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Kabulli
Përdorni vetëm kabllo zgjatues të autorizuar në përputhje
me HD 516.
v Pyesni elektricistin tuaj të specializuar.
Siguria personale
Mbani gjithmonë veshje të përshtatshme, doreza mbrojtëse
dhe këpucë të forta.
9852-33.960.05 Short.indb 187
Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret produkti
dhe hiqni të gjitha telat dhe objekte të tjera të huaja.
Përpara se ta përdorni dhe pas çdo përplasjeje, kontrol-
lojeni produktin për shenja konsumimi ose dëmtimi dhe
riparojeni sipas nevojës.
Nëse produkti nuk fiket më në rast defekti, vendoseni mbi
një sipërfaqe të fortë dhe mbikëqyreni derisa të shkarkohet
bateria. Produktin defektiv dërgojeni në pikën e shërbimit
"GARDENA".
Mos u përpiqni asnjëherë të përdorni produktin e paplotë
apo ndonjë me modifikime të paautorizuara.
Përdorimi dhe kujdesi për produktin
Mësoni si ta ndaloni produktin shpejt në raste urgjence.
Mos e mbani produktin nga mbrojtësja.
Mos e përdorni produktin nëse janë dëmtuar pajimet
mbrojtëse (kapaku mbrojtës, ndaluesi i shpejtë i tehut).
Mos përdorni shkallë gjatë punës me produktin.
Hiqni baterinë:
– përpara se ta lini produktin pa mbikëqyrje për çfarëdo
periudhe kohore;
– para se të hiqet bllokimi;
– përpara se ta kontrolloni, pastroni ose të punoni me
produktin;
– kur godisni një objekt. Mos e përdorni produktin pa
qenë të sigurt se është i tëri në kushte të sigurta pune;
– nëse produkti fillon të dridhet në formë jonor male.
Në këtë rast ajo duhet kontrolluar menjëherë. Dridhjet
e forta mund të shkaktojnë plagosje.
– para se t'ia dorëzoni pajisjen një personi tjetër.
Përdoreni produktin vetëm në temperatura
0 – 40 °C.
Siguria e baterisë
RREZIK ZJARRI!
Bateria që karikohet duhet që gjatë procesit të karikimit
të jetë vendosur mbi një shtrojë jo të djegshme, që duron
nxehtësinë dhe nuk është përçuese.
Mbani larg karikuesit dhe baterisë objektet gërryese,
të djegshme dhe që digjen lehtë.
Mos e mbuloni karikuesin dhe baterinë gjatë procesit të
karikimit.
Në rast se konstatoni tym ose zjarr hiqni menjëherë nga
priza karikuesin.
Si aparat karikues duhet të përdoret vetëm aparati origjinal
GARDENA. Në rast përdorimi të aparateve të tjerë karikues
bateritë mund të dëmtohen dhe madje të krijojnë djegie.
RREZIK SHPËRTHIMI!
v Mbrojeni produktin nga nxehtësia dhe zjarri. Mos
e vendosni mbi kaloriferë ose mos e ekspozoni për
një kohë të gjatë kundrejt rrezeve të forta të diellit.
Mos e përdorni karikuesin në ambiente të jashtme!
Mos e lini asnjëherë aparatin karikues në prezencën
e lagështisë.
187
02.07.19 16:19

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

9852-33