Télécharger Imprimer la page

Alpina BIKE HELMETS Mode D'emploi page 39

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
ndikime të tjera të jashtme (Fig. 21) helmeta mund të dëmtohet. Kjo helmetë paraqet mbrojtjen më të
mirë për kokën kundër efekteve të jashtme sipas standardit të sotëm të teknologjisë. Megjithatë, ajo nuk
mund të jetë kurrë garanci për përjashtimin e plagosjeve. Përveç kësaj ato janë të certifikuara, pjesërisht,
sipas standardeve të tjera ndërkombëtare – nëse identifikohet mbi helmetë. Në kuadër të këtyre
standardeve, helmetat testohen për amortizim të goditjeve, zhveshje, fortësi të rripit të mjekrës dhe
zonat e mbulimit. Helmetat tona përbëhen nga tre komponentë kryesorë: Shtresa e jashtme prej plastike
me vlerë të lartë i jep helmetës stabilitet dhe, në rast goditje, shpërndan energjinë e goditjes në një
sipërfaqe sa më të madhe. Shtresa e brendshme përbëhet nga polistirol special me shkumë. Në rastin
e goditjes, ajo amortizon goditjen të energjisë që çlirohet dhe e redukton nëpërmjet shformimit. Tapiceria
e komfortit kujdeset që të ketë një komfort të lartë veshjeje dhe është përgjegjëse bashkërisht për
formën përshtatëse të helmetës. 2. Blera e helmetës së biçikletës: 2.1 Perimetri i kokës në cm: Si pikë
bazë për zgjedhjen e madhësisë, perimetri i kokës matet një gisht mbi vetulla. Në shumë dyqane, shitësi
ka në dispozicion shirita për matjen e kokës. Masa e perimetrave të kokës (perimetri i kokës) jepet në
helmetë në centimetra. 2.2 Prova: Është e rëndësishme që helmeta të mbulojë kokën në mënyrë të
prekshme. Si rezultat i tapicerive të brendshme, helmeta duhet të qëndrojë në mënyrë të rehatshme në
kokë, por nuk duhet të rrijë tepër ngushtë. Më mirë është që gjatë provës të shikoheni në pasqyrë.
2.3 Pozicionimi i duhur: Tregoni kujdes që helmeta të pozicionohet horizontalisht në kokë (Fig. 7). Helmeta
nuk duhet të qëndrojë tepër larg në pjesën e pasme të kokës, pasi balli do të ishte i pambrojtur, as nuk
duhet të vishet shumë thellë në ballë, pasi në këtë pozicion mund të dëmtonte shikimin. Pozicionin ideal
e llogaritni duke e vendosur helmetën një gisht mbi vetulla. 2.4 Sistemi i përshtatjes së madhësive:
2.4.1 Helmeta me madhësi individuale: Te disa helmeta, madhësia ekzakte përcaktohet vetëm nga
trashësia e shkumës së tapicerisë së brendshme. Në këtë rast nuk është e nevojshme një përshtatje
manuale. 2.4.2 Sistemi i përshtatjes së madhësive: Me sistemin e përshtatjes së madhësive, ju mund ta
rregulloni individualisht madhësinë e helmetës. Për këtë, vendoseni atë në pozicionin e duhur në kokën
tuaj dhe rrotulloni rrotullën e regjistrimit; në drejtim orar sistemi i madhësive bëhet më i ngushtë, në
drejtim kundërorar sistemi lirohet (Fig. 4). Disa sisteme janë të pajisura edhe me një sistem të përshtatjes
së lartësisë (Fig. 3) për ta përshtatur helmetën tuaj në mënyrë optimale në pjesën e pasme të kokës.
Për këtë, zgjidhni një shkallë mbërthimi, e cila ju duket më e rehatshmja. Në fund, rrotulloni rrotullën e
regjistrimit të sistemit të përshtatjes së madhësive derisa helmeta të mbulojë kokën në mënyrë të
prekshme. 2.5 Qëndrimi shtrënguar: Prova e qëndrimit të shtrënguar bëhet duke tundur pak kokën me
rrip të hapur. Gjatë kësaj, helmeta nuk duhet të ndryshojë vendin. Nevojitet një formë optimale përshtatjeje
në mënyrë që helmeta ta përmbushë 100% funksionin e saj të sigurisë. 2.6 Përshtatje e sistemit të rripit:
2.6.1 Helmeta me shpërndarës rripi (Fig. 2): Largoni tapicerinë në rripin e mjekrës. Poziciononi
shpërndarësin e rripit të mjekrës (Fig. 2), i cili duhet të kuptohet si pikë fiksimi i rripit të tëmthave dhe
rripit të pjesës së pasme të kokës, në mënyrë që rripit të kalojë një gisht poshtë veshëve. Gjatë
përshtatjes së shpërndarësit të rripit (Fig. 2), rripat duhet të tërhiqen secili në anën e djathtë dhe të
majtë në gjatësinë e duhur. Për këtë, rregullojini gjatësitë e rripave në kapësen e mbërthimit (Fig. 1) në
mënyrë që të dy të qëndrojnë të tendosur në mjekër. Gjatësia e të gjithë rripave është e rregulluar siç
duhet kur rripi i tëmthave (Fig. 5) është i tendosur por nuk shkon pjerrtas poshtë dhe kur rripi i pjesës
së pasme të kokës (Fig. 6) është po ashtu i tendosur, por që shkon pak lart. Rripat nuk duhet të mbulojnë
veshin, por duhet të kalojnë afër tij. Për shkak të përshtatjes individuale mund të ndodhë që skajet e rripit
të kenë gjatësi të ndryshme. Nëse skajet e rripave janë shumë të gjatë, pritini skajet e tepërta.
Rekomandohet që gjatësia e tepërt të jetë afro 4 cm. Ngrohini me kujdes skajet e rripit mbajtës me një
çakmak për të parandaluar që rripat të zbërthehen. Vendoseni sërish tapicerinë në rripin e mjekrës.
2.6.2 Helmeta pa shpërndarës rripi: Disa helmeta nuk kanë shpërndarës rripi. Në këtë rast rregullohet
vetëm gjatësia e rripave në kapësen e mbërthimit. 2.6.3 Kapësja e mbërthimit: Shumica e modeleve të
helmetave tona janë të pajisura me kapëse mbërthimi, e cila mund të operohet lehtësisht me një dorë.
Zbërthimi bëhet duke shtypur butonin e kuq. (Fig. 1). KUJDES: Kapësja e mbërthimit mund të lirohet për
qëllim komforti, pa e hapur plotësisht sistemin e rripit. Megjithatë, para fillimit të udhëtimit sistemi i
mbërthimit duhet të mbyllet plotësisht. Këtu, dryni nuk duhet të mbështetet mbi mjekër. 3. Ekstrat:
3.1 Viziri: Disa nga helmetat tona janë të pajisura me një sistem vizir. Në këtë rast, mbani parasysh të
gjitha broshurat e bashkëngjitura me udhëzimet në lidhje me vizirin. 3.2 Feneri: 3.2.1 Disa nga helmetat
tona vijnë, sipas standardit, me fenerë ose mund të pajisen më vonë nga ne me fenerë. Për ndërrimin e
baterive dhe asgjësimin profesional, mbani parasysh udhëzimet bashkëngjitur në paketim ose shënimet
në produkt. Bateritë nuk duhet të asgjësohen në mbetjet shtëpiake, por duhet të dorëzohen në një vend
komunal për grumbullin e mbetjeve. Fenerët e helmetave janë vetëm ndriçim shtesë dhe jo ndriçim në
kuptimin e rregullores së qarkullimit rrugor. 3.2.2 Instalimi i fenerëve dhe kamerave të markave të huaja:
shih pikën 5. "Përdorimi i sigurt". 4. Përkujdesja, pastrimi dhe ruajtja: Disa nga helmetat tona kanë një
pajisje të brendshme e cila mund të lahet. Për pajisjen e brendshme, tapiceritë e komfortit dhe rripat ju
rekomandojmë vetëm larje me dorë me ujë me pak sapun ose me detergjent shumë të holluar. Tharja
duhet të bëhet në temperaturë ambienti në një vend të thatë. Pastrimi i shtresës së helmetës duhet të
bëhet me ujë të vakët dhe me një tretësirë të lehtë sapuni. Mos përdorni solucione të tilla si p.sh. hollues
ose solucione të ngjashme. Për shkak të temperaturave të larta ose rrezatimi të lartë UV, helmeta juaj
mund të pësojë dëmtime. Prandaj, mos e ruani në një temperaturë mbi 60°C, e cila mund të arrihet në

Publicité

loading