Makita UR3500 Manuel D'instructions page 164

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 12
PËRDORIMI
Mbajtja e duhur e veglës
Qëndrimi i duhur (Figura 8)
PARALAJMËRIM:
• Gjithmonë mbajeni veglën në anën tuaj të djathtë
në mënyrë që ndarësi të jetë gjithmonë para trupit
tuaj. Pozicionimi i duhur i veglës ju mundëson kontroll
maksimal dhe pakëson rrezikun për lëndim personal të
rëndë.
KUJDES:
• Nëse gjatë funksionimit koka prerëse prej najloni
godet padashje një gur ose objekt të fortë, ndalojeni
veglën dhe kontrolloni për dëmtim. Nëse është
dëmtuar koka prerëse prej najloni, zëvendësojeni
menjëherë. Përdorimi i kokës prerëse prej najloni
mund të shkaktojë lëndim personal të rëndë.
Vendoseni rripin e supit mbi shpatullën e majtë duke
kaluar kokën dhe krahun e djathtë përmes tij dhe mbajeni
veglën në anën tuaj të djathtë duke e mbajtur gjithmonë
ndarësen përpara trupit tuaj.
Mbërthimi i rripit të supit (Figura 9)
Përshtateni gjatësinë e rripit në mënyrë që vegla prerëse
të qëndrojë paralelisht me tokën.
Lidheni varësen dhe rripin.
PARALAJMËRIM:
• Kini tepër kujdes për të ruajtur kontrollin e veglës
gjatë gjithë kohës. Mos e lejoni veglën të anohet
drejt jush ose kujtdo në afërsi të vendit të punës.
Mosruajtja e kontrollit të veglës mund të shkaktojë
lëndim të rëndë te kalimtarët dhe përdoruesi.
Përshtatja e pozicionit të varëses dhe rripit të
supit (Figura 10)
Për të ndryshuar pozicionin e varëses, lironi bulonin mbi
varëse. Pastaj zhvendoseni varësen.
Pas ndryshimit të pozicionit të varëses, shtrëngojeni
bulonin.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
• Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe hequr
nga priza para se të përpiqeni të kryeni kontroll ose
mirëmbajtje të funksioneve të veglës. Gabimet në
fikje dhe heqja nga priza mund të shkaktojnë lëndim të
rëndë personal nga ndezja padashje.
NJOFTIM:
• Kurrë mos përdorni vajguri, benzinë, hollues, alkool ose
lëndë të ngjashme. Mund të krijohet çngjyrim, deformim
ose plasaritje.
Zëvendësimi i kordonit prej najloni (Figura 11)
PARALAJMËRIM:
• Sigurohuni që koka prerëse prej najloni të jetë
shtrënguar mirë në vegël para përdorimit. Mos-
shtrëngimi i mirë i kokës prerëse prej najloni mund ta
flakë me vërtitje duke shkaktuar lëndim personal të
rëndë.
1. Hiqeni vidhën bllokuese duke e rrotulluar në drejtim
antiorar.
2. Hiqeni bobinën dhe kupën. Dhe hiqeni kordonin e
vjetër prej najloni nga bobina.
164
3. Prisni një kordon najloni në gjatësinë 3 – 6 m.
Paloseni kordonin prerës në dy gjysma, duke lënë
njërën gjysmë 80 – 100 mm më të gjatë se tjetra.
(Figura 12)
4. Vareni mesin e kordonit prej najloni në lakun e
ndodhur në qendër të bobinës ndërmjet dy kanaleve
të krijuara për kordonin e najlonit. (Figura 13)
5. Mbështillni fort të dyja skajet përgjatë kanaleve në
drejtimin e treguar nga shigjeta në bobinë.
6. Vendosni kokën prerëse prej najloni sipas udhëzimit
në këtë manual udhëzimi. (Figura 14)
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet dhe mirëmbajtja ose ndryshimet e tjera duhet të
kryhen nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita,
duke përdorur gjithmonë pjesë këmbimi të Makita.

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Ur3501

Table des Matières