2. Ku për të përdorur Gardena tuaj EasyCut 42 Accu
Përdorimin e duhur
Ju lutem vini re
3. Udhëzimet e sigurisë
Vegla juaj e punës, po qe se nuk përdoret sipas rregullave dhe udhëzimeve të sigurisë, mund të
paraqesë rrezik si dhe mund t´i shkaktojë lëndime serioze përdoruesit, por edhe personave të tjerë!
Pra, duhet respektuar të gjitha udhëzimet paralajmëruese dhe të gjitha rregullat e sigurisë, në mënyrë
që të garantohet përdorimi i sigurt dhe të mundësohen rezultatet e përshtatshme të veglës suaj.
Përdoruesi mban përgjegjësinë për respektimin e të gjithë udhëzimeve paralajmëruese e të rregullave
të sigurisë, të përshkruara në këtë manual të përdorimit si dhe në vetë veglën në fjalë.
Shpjegim i simboleve që gjinden në vegël.
KUJDES !
Duhet lexuar me kujdes manuali i
përdorimit, në mënyrë që të mund të
garantohet se janë kuptuar të gjithë
elementet e dirigjimit si dhe
funksionet e tyre.
Para pastrimit apo mirëmbajtjes akumulatori
duhet hequr.
Udhëzime të përgjithshme të sigurisë për përdorimin e
aleteve elektronike
PARALAJMËRIM ! Të lexohen të gjithë udhëzimet e
sigurisë si dhe udhëzimet e tjera. Po qe se nuk zbatohen
paralajmërimet dhe udhëzimet me sa vijon, ekziston rreziku për
goditje elektrike, rreziku për zjarr dhe/ose për lëndime të rënda.
Të ruhen mirë të gjithë udhëzimet e sigurisë si dhe
udhëzimet e tjera që kanë të bëjnë me përdorimin e aletit
Fjala "vegël / alet elektronik"që qarkullon në udhëzimet e
sigurisë ka të bëjë me atë se aletet elektronike funksionojnë
duke thithur energjinë elektrike (me kabllo) ose duke thithur
energjinë nga bateritë gjegjsisht akumulatorët (pa kabllo).
1) Siguria në vend të punës
a) Të kujdeseni për një hapësirë të pastër dhe të ndriçuar
mirë të punës. Në hapësira të parregullta ose jo të
ndriçuara mirë ekziston rrezik i shtuar për aksidente.
b) Mos punoni me alete elektronike në zona ku ka rrezik
shpërthimi, si për shembull në afërsi të lëngjëve të
djegshme, të gazrave dhe të pluhurit të djegshëm.
Aletet elektronike shkaktojnë shkëndija, të cilat do të
mund të ndeznin pluhurin apo gazrat e tymit.
c) Fëmijët dhe njerëzit që shikojnë vërdalle, të mbahen
në distancë, teksa jeni duke përdorur një alet
elektronik. Humbja e vëmendjes mund të çojë në
humbje kontrolli ndaj aletit të punës.
2) Siguria e aleteve elektronike
a) Spina e aletit elektronik duhet t´i përshtatet prizës e cila
do të përdoret. Mos ndërmerrni kurrfarë modifikimesh tek
spina. Mos përdorni spina adapterë për alete elektronike
të tokëzuara. Spinat origjinale si dhe prizat e
përshtatshme minimizojnë rrezikun e një goditje elektrike.
Gërshëret e gardhishteve me akumulator GARDENA janë të parashikuar
për prerjen e gardhishteve, shkurreve, kaçubave dhe bimëve të cekëta
në fushën private të përdorimit si dhe në bahçen e shtëpisë dhe për hobi.
Përmbajtja ndaj pikave që janë të bashkëngjitur në manualin e
përdorimit GARDENA kuptohet si parakusht për përdorimin në mënyrë
të rregullt të gërshërëve elektronike të gardhishteve.
RREZIK ! Lëndim trupor!
Gërshëret e gardhishteve nuk janë destinuat që të përdoren për të prerë barin /
majet e barit. Përveç kësaj, të mos përdoren për imtësim, në kuptim të kompostimit.
b) Të mënjanohet kontakti fizik me sipërfaqe të
tokëzuara, si për shembull gypa, kaloriferë, soba dhe
frigoriferë. Po qe se e keni të tokëzuar trupin tuaj, rritet
rreziku për goditje elektrike.
c) Aletet elektronike nuk bën t´i nënshtrohet as shiut e as
lagështirës. Uji, që futet në aletet elektronike, shton
rrezikun për goditje elektrike.
d) Të keni kujdes me spinën e kurrentit. Mos e përdorni
kabllon për të transportuar aletin elektronik ose për të
tërhequr atë, ose për të tërhequr spinën. Mbajeni
kabllon në distancë nga nxehtësia, nga vaji, nga
qoshet e mprehta dhe nga pjesët e lëvizshme. Kabllot
e dëmtuara apo të ngatërruara shkaktojnë rrezik të
shtuar për goditje elektrike.
e) Përdorni një kabllo zgjatimi të përshtatshme, nëse keni
për të punuar me aletin elektronik jashtë, në hapësirë.
Duke përdorur një kabllo zgjatimi të përshtatshme për
punën jashtë në natyrë, ju zvogëloni rrezikun për
goditje elektrike.
f) Në qoftë se përdorimi i një aleti elektronik në hapësira
me lagështirë është i pashmangshëm, aleti në fjalë
duhet të jetë i mbrojtur nga një çelës FI. Duke përdorur
një çelës FI, ju zvogëloni rrezikun për goditje elektrike.
3) Siguria personale
a) Duhet të jeni vigjilent, gjithmonë të keni parasysh se çfarë jeni
duke bërë, dhe shfrytëzoni gjithnjë mendjen e shëndoshë të
njeriut, teksa përdorni një alet elektronik. Mos punoni me
alete elektronike, nëse jeni i lodhur ose në qoftë se jeni nën
ndikim të drogave, të alkoolit apo të ilaçeve. Vetëm një
moment i shkurtër i pakujdesisë gjatë punës me alete
elektronike, mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Produkti të mos i nënshtrohet kushteve as me
shi e as ndonjë lagështie tjetër. Në rast të
motit me shi, produkti mos të lihet jashtë.
Vini gjithnjë mbrojtëse për sytë dhe dëgjimin.
Vini re! Rrezik zjarri, mos i shkurtoni
skajet e baterisë.
195