Télécharger Imprimer la page

Skil 8003 Notice Originale page 136

Masquer les pouces Voir aussi pour 8003:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
- hidhni mbetjet e bojës në mënyrë të sigurt
- pastroni plotësisht zonën e punës pasi të përfundoni
punën
! kini kujdes kur të hiqni shtresat e bojës në
ndërtesa të vjetra; në të kaluarën ndërtesa mund
të jetë lyer me bojë që përmban plumb, që është
shumë helmuese
! ekspozimi edhe ndaj niveleve të ulta të plumbit
mund të shkaktojë dëmtime të rënda nervore
dhe të trurit; fëmijët e vegjël dhe të palindur janë
veçanërisht të rrezikuar
! boja me bazë plumbi të hiqet nga një specialist
pa përdorur pistoletën me ajër të nxehtë
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
heqja e shtresës së murit (sintetike)
• Heqja e bojës/llakut mbi xham ⑩
- gjithmonë përdorni gypin e mbrojtjes së xhamit D kur
punoni mbi xham
- hiqeni bojën me një spatull manuale
! mos përdorni pajisjen për heqjen e bojës
në dritare me kornizë metalike; metali është
përcjellës i nxehtësisë dhe mund të shkaktojë
thyerjen e xhamit
• Heqja e ngjitëseve (përdorni gypin e rrafshët E) ⑪
- shumë ngjitëse bëhen më të buta kur nxehen, duke
lejuar ndarjen e lidhjeve ngjitëse dhe heqjen e
ngjitësve të panevojshme
! nxehini ngjitëset në anën e sipërme
! gjithmonë kini kujdes që të mos e nxehni shumë
sipërfaqen poshtë
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
heqja e linoleumit dhe tapetit me vinil
heqja e pllakave të tapetit me fibra sintetike
heqja e rimesos/vendosja e shiritave të rimesos
zbutja/shkrirja e ziftit, kallajit, bitumit, dyllit (përdorni
gypin e rrafshët E)
dyllosja (mobilie) (përdorni gypin e rrafshët E) ⑫
heqja e ngjitësit
lirimi i vidave, dadove dhe bulonëve metalikë të
ndryshkur/të shtrënguar fort
heqja e parafinës së qirinjve (mos e nxehni shumë
sipërfaqen poshtë)
riparimi i qirinjve të thyer/rikthimi i qirinjve të përkulur
në formën origjinale
• Përshtatja me tkurrje ⑬
- përdorni gypin e reflektorit F ose gypin e zvogëlimit G
- zgjidhni një tub me përshtatje me tkurrje me diametër
të përshtatshëm me atë të materialit
- nxehni tubin në mënyrë të njëtrajtshme
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
mbështjellja me tkurrje
• Ngjitja e tubave të ujit ⑭
Kjo pajisja është më e përshtatshme për punën me
bashkues të butë (pika e shkrirjes nën 400°)
- përdorni gypin e reflektorit F
- pastroni plotësisht të dyja pjesët bashkuese para
ngjitjes
- nxehni paraprakisht të dyja pjesët dhe përdorni tel për
saldim (mos përdorni tel saldimi me bazë plumbi)
• Shkrirja e tubave të ngrirë të ujit ⑮
- përdorni gypin e reflektorit F
- nxehni zonën e ngrirë në mënyrë të njëtrajtshme
! tubat e ujit është e vështirë të dallohen nga tubat
e gazit; nxehja e tubave të gazit është shumë e
rrezikshme - rrezik shpërthimi
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
shkrirja e tubave të ujit me PVC (pozicioni I, maks.
70°C)
shkrirja e bravave të ngrira të makinës (pozicioni I,
maks. 70°C) (përdorni gypin e zvogëlimit G)
shkrirja e frigoriferëve ngrirës (mos dëmtoni paretin
plastik)
shkrirja e shkallëve dhe rrugicave me akull
• Dhënia e formës për tubat plastikë
- përdorni gypin e reflektorit F
- mbusheni tubin me rërë dhe izolojeni në të dyja anët,
për të shmangur përdredhjen e tubit
- nxeheni tubin në mënyrë të njëtrajtshme duke e lëvizur
nga njëra anë në tjetrën
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me
shkrirje në pikë të ulët (polietilen, PVC, etj.)
dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me
shkrirje në pikë të lartë (xham akrilik, pleksiglas, etj.)
dhënia e formës dhe përkulja e pllakave të tapetit me
fibra sintetike
dhënia e formës dhe përkulja e drurit (ndërtimi i
modeleve)
• Ngjitja e plastikës
- vija e ngjitjes duhet të jetë e pastër dhe pa vajra
- mbajeni shufrën e shkrirjes në vijën e ngjitjes dhe
ushtroni nxehtësi deri sa shufra e shkrirjes të bëhet
ngjitëse
- hiqeni nxehtësinë kur vija e ngjitjes të mbushet
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
riparimi i dërrasave të sërfit, skive dhe artikujve të
tjerë sintetikë sportivë (përdorni gypin e rrafshët E)
ngjitja e materialeve PVC
zbutja e flluskave pas ngjitjes së fashove PVC
lidhja e tubave në kopsht (përdorni gypin e reflektorit
F)
• Tharja
! thani vetëm me një përcaktim të ulët ose mesatar
të temperaturës (pozicioni I ose II) dhe me
një distancë më të madhe midis pajisjes dhe
materialit
- tharja e bojës, llakut, gipsit, llaçit dhe suvasë
- tharja e drurit të njomë para përdorimit
- tharja e shpejtë e materialeve të trasha mbushëse dhe
ngjitëse
- tharja e lidhjeve në ndërtim para spërkatjes për izolim
ose me izolues
- tharja e lidhjeve dhe krisjeve në varka
• Pastrimi/desinfektimi
- deinfektimi i kafazëve të lepujve, pëllumbave, etj.
(hiqni fillimisht kafshët)
- luftimi i kolonive të mizave
- luftimi i krimbave të drurit dhe brumbujve (mbajeni
pajisjen në një distancë të përshtatshme nga
drurui)
- eliminimi i barërave
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
136

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

F0158003dc