Télécharger Imprimer la page

SKIL MASTERS 7660 Notice Originale page 101

Masquer les pouces Voir aussi pour 7660:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës (ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
qese pluhurash/fshesë me korrent dhe mbajini personat
e tjera dhe materialet e djegshme larg nga zona e punës
• Mos e prekni rripin e smerilimit gjatë punës
• Mos vazhdoni të përdorni rripat e smerilimit të
konsumuar, të çarë ose shumë të bllokuar
• Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PËRDORIMI
• Çelësi i ndezjes/fikjes
- ndizeni/fikeni pajisjen duke tërhequr/lëshuar çelësin A
2
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te
materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim
- tërhiqni çelësin A 2
- shtypni kapësen B 2 me gishtin e madh
- lëshoni çelësin
- zhbllokoni çelësin duke tërhequr përsëri çelësin A 2
dhe më pas lëshojeni atë
• Kontrolli i shpejtësisë 4
Për rezultate optimale smerilimi në materiale të ndryshme
- me anë të rrotës C 2 mund të vendosësh shpejtësinë
e dëshiruar të smerilimit
- rregulloni shpejtësinë sipas ashpërsisë së letrës së
përdorur
- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën
optimale duke provuar në materiale rezervë
• Ndërrimi i rripave të smerilimit 5
! hiqni spinën
- leva e ngritjes D
- hiqni rripin e smerilimit
- futni një rrip të ri me shigjetat e printuara në anën e
brendshme të rripit që tregojnë në të njëjtin drejtim si
shigjeta E në pajisje
- shtyjeni prapa levën
! ndërroni në kohë rripat e smerilimit
! mos i palosni kurrë rripat e smerilimit
Në rast se rripi del nga pajisja (që shkaktohet kryesisht
nga një cilësi më e ulët e rripit), ju duhet
- ndizni veglën
- rrotulloni çelësin F 2 deri sa rripi i smerilimit të punojë
në linjë me anën e rrafshët të pajisjes
- përdorni një rip të ri, nëse rripi del ende nga pajisja
• Thithja e pluhurave6
- montoni qesen e pluhurave G si në ilustrim (2
pozicione)
- boshatisni rregullisht qesen e pluhurave për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
- kur përdorni pajisjen me një fshesë me korrent,
montoni përshtatësin e fshesës me korrent H si në
ilustrim (3 pozicione)
! mos përdorni qesen e pluhurave/fshesën me
korrent kur smeriloni metale
• Doreza ndihmëse 7
Përdorni levën K për rregullimin e dorezës ndihmëse J (2
pozicione)
• Montomi i kornizës së smerilimit 8
- montoni kornizën e smerilimit L për barazimin e
sipërfaqeve pa gërvishtje ose kanale, dhe sigurohuni
që të jetë e kapur fort
! korniza e smerilimit L nxehet gjatë përdorimit;
mos e prekni para se të jetë ftohur
! hiqni kornizën e smerilimit L para se të
magazinoni pajisjen
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 9
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit N 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për smerilimin e sipërfaqeve të thjeshta të drurit, lëvizeni
pajisjen me lëvizje të drejta në drejtimin e fibrës së drurit
• Për smerilimin e të gjitha sipërfaqeve të tjera, lëvizeni
pajisjen me lëvizje në formë vezake mbi material
• Për përdorim në vend përdorni pajisjen e montuar në një
tavolinë pune me anë të 2 kllapave M 0
! montoni qesen e pluhurave G si në ilustrim
! montoni përshtatësin e fshesës me korrent H si
në ilustrim
• Mos përdorni kurrë të njëjtin rrip smerilimi për dru dhe për
metale
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes N 2)
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse thithja e pluhurave nuk kryhet më si duhet, mund të
hapni pjesën e kasës P si në ilustrim dhe të hiqni pluhurin
e mbledhur të smerilimit, nëse ka !
! shkëputni spinën para pastrimit
101

Publicité

loading