7.3 Ndërrimi i vajit të motorit
Vaji i motorit duhet zbrazur kur
motori me djegie të brendshme
është i ngrohtë – vaji i ngrohtë i motorit
rrjedh shpejt dhe i gjithi.
Rrezik djegieje!
Mos prekni asnjë pjesë të nxehtë të
motorit me djegie të brendshme.
● Zbrazni rezervuarin e karburantit (p.sh.
duke e lënë në punë bosh). Vendosni
veglën e kopshtarisë STIHL mbi një
sipërfaqe të rrafshët.
● Vendosni një enë të përshtatshme për
mbledhjen e vajit anash veglës së
kopshtarisë STIHL – mbani parasysh
kapacitetin minimal të enës. (
● Lironi shufrën e matjes së nivelit të vajit
(
6.1)
● Zbrazni të gjithë vajin e motorit në enën
e përshtatshme nëpërmjet vrimës së
mbushjes, duke e kthyer anash veglën
e kopshtarisë STIHL.
● Ktheni përsëri veglën e kopshtarisë
STIHL në pozicion normal dhe
mbusheni me vaj motori të ri. (
7.4 Kontrolli i kandelës
Lloji i këshilluar: F7RTC
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Kandela e papërshtatshme mund të
çojë në dëmtim të motorit me djegie
të brendshme.
● Vendosni veglën e kopshtarisë STIHL
mbi një sipërfaqe të rrafshët, lëreni të
ftohet dhe hiqni prizën e kandelave.
Pastroni vendin përreth kandelës.
140
● Lironi kandelën (1) me një çelës të
përshtatshëm për heqjen e kandelave.
5
● Kontrolli:
Kontrolloni izolatorin (2) për dëmtime
dhe plasaritje, kontrolloni edhe
elektrodën (3) për depozitim bloze dhe
konsumim të tepërt. Ndërroni gjithmonë
kandelat që janë në gjendje të
dyshimtë.
Matni distancën e elektrodës A me një
mjet matës të përshtatshëm dhe bëni
me kujdes korrigjimin e distancës nëse
nevojitet:
A = 0,7-0,8 mm
● Vidhosni me dorë kandelën deri në
fund.
Në fund shtrëngoni kandelën me një
çelës për kandela, në mënyrë që
6.1)
rondela izoluese (4) të ngjishet fort.
Kandela e përdorur:
1/8 deri në 1/4 rrotullimi
Kandela e re:
1/2 rrotullimi
8. Pjesët e zakonshme të
këmbimit
Filtri i madh i ajrit:
6.1)
0004 124 1500
Filtri i vogël i ajrit:
0004 124 2800
6
Kandela:
0004 400 7000
9. Të dhënat teknike
9.1 Niveli i shkarkimit të gazrave
Vlera e CO
të matur në procedurat tip të
2
miratimit të BE-së jepet në adresën
www.stihl.com/co2 në të dhënat teknike të
produkteve përkatëse.
Vlera e matur e CO
u përcaktua në një
2
motor përfaqësues sipas procedurës së
standardizuar të testimit në kushte
laboratorike dhe nuk përbën garanci të
shprehur apo të nënkuptuar rendimenti për
ndonjë motor të caktuar.
Përdorimi i synuar dhe mirëmbajtja e
përshkruar në këto udhëzime përdorimi u
përgjigjet kërkesave në fuqi për shkarkimin
e gazrave. Modifikimet e motorit
zhvlerësojnë lejen e operimit.
0478 983 9902 A - SQ