Télécharger Imprimer la page

JVC LT-43VU63L Manuel D'instructions page 9

Publicité

Informacione për hedhjen pas përdorimit
[Bashkimi Evropian]
Këto simboli tregojnë se pajisja elektrike dhe
elektronike dhe bateria me këtë simbol nuk duhet
të hidhet me mbeturinat e përgjithshme familjare në
fund të përdorimit të saj. Në vend të kësaj, produktet
duhet të dorëzohen në pikat përkatëse të grumbullimit
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, si
dhe për bateritë, për një trajtim, rikuperim dhe riciklim
të përshtatshëm në përputhje me legjislacionin tuaj
kombëtar dhe Direktivat 2012/19/EU dhe 2013/56/EU.
Me hedhjen e këtyre produkteve në mënyrën e duhur,
do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve natyrore dhe do
të ndihmoni në parandalimin e efekteve të mundshme
negative në mjedis dhe në shëndetin human që mund
të shkaktohen në rast të kundërt nga administrimi i
papërshtatshëm i mbeturinave të këtyre produkteve.
Për më shumë informacione mbi pikat e grumbullimit
dhe riciklimin e këtyre produkteve, kontaktoni me
zyrën lokale të bashkisë, shërbimin për hedhjen e
mbeturinave familjare ose dyqanin ku e keni blerë
produktin.
Mund të zbatohen gjoba për hedhjen e gabuar të
këtyre mbeturinave, sipas legjislacionit tuaj kombëtar.
[Përdoruesit tregtarë]
Nëse dëshironi ta hidhni këtë produkt, kontaktoni me
furnizuesin dhe kontrolloni kushtet e përgjithshme të
kontratës së blerjes.
[Shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian]
Këto simbole janë të vlefshme vetëm në Bashkimin
Evropian.
Kontaktoni me autoritetet tuaja lokale për të mësuar
mbi hedhjen dhe riciklimin.
Produkti dhe paketimi duhet të dërgohen në pikën
lokale të grumbullimit për riciklim.
Disa pika grumbullimi i pranojnë produktet pa pagesë.
Shënim: Shenja Pb nën simbolin për bateritë tregon se kjo
bateri përmban plumb.
1
2
Pb
1. Produktet
2. Bateria
Shqip - 7 -

Publicité

loading