Shënime:
Për të kërkuar për kanale M7 pas Instalimit për
herë të parë, duhet të kryeni përsëri instalimin për
herë të parë. Ose shtypni butonin Meny dhe hyni te
menyja Parametrat>Instalimi>Skanimi automatik i
kanaleve>Sateliti. Më pas ndiqni të njëjtat hapa të
përmendura më sipër në seksionin e satelitit.
Mos e fikni televizorin kur filloni instalimin për herë të parë. Kini
parasysh se disa opsione mund të mos jenë të disponueshme
në varësi të shtetit të zgjedhur.
Përdorimi i veçorisë së tabelës së kanaleve
satelitore
Këto veprime mund t'i kryeni duke përdorur menynë
Parametrat>Instalimi>Parametrat e satelitit>Tabela
e kanaleve satelitore. Ka dy opsione në lidhje me
këtë veçori.
Mund të shkarkoni ose të ngarkoni të dhëna të tabelës
së kanaleve satelitore. Për të kryer këto funksione,
duhet të lidhni një pajisje USB me televizorin.
Mund të ngarkoni shërbimet aktuale dhe satelitët e
transponderët përkatës në televizor me një pajisje
USB.
Përveç kësaj mund të shkarkoni një nga skedarët e
tabelës së kanaleve satelitore të ruajtur në pajisjen
USB te televizori.
Kur të zgjidhni një nga këta skedarë, të gjitha shërbimet
dhe satelitët e transponderët përkatës në skedarin e
zgjedhur do të ruhen në televizor. Nëse ka shërbime
tokësore, kabllore dhe/ose analoge të instaluara, ato
do të ruhen dhe vetëm shërbimet satelitore do të hiqen.
Më pas kontrolloni parametrat e antenës dhe bëni
ndryshimet e nevojshme. Mund të shfaqet një mesazh
gabimi "Nuk ka sinjal" nëse parametrat e antenës nuk
janë konfiguruar si duhet.
Manuali elektronik
Udhëzime për veçoritë e televizorit tuaj mund t'i gjeni
në manualin elektronik (E-manual).
Për të hyrë në manualin elektronik, hyni në menynë
e Parametrave, zgjidhni Manualet dhe shtypni OK.
Për akses të shpejtë, shtypni butonin Menyja dhe më
pas butonin Informacione.
Duke përdorur butonat e drejtimit, zgjidhni një
kategori sipas dëshirës. Çdo kategori përfshin tema
të ndryshme. Zgjidhni një temë dhe shtypni OK për
të lexuar udhëzimet.
Për të mbyllur ekranin e manualit elektronik, shtypni
butonin Dil ose Meny.
Shënim: Në varësi të modelit, televizori juaj mund të mos e
mbështesë këtë funksion. Përmbajtjet e manualit elektronik
mund të ndryshojnë sipas modelit.
Lidhshmëria
Lidhja me tel
Për t'u lidhur me një rrjet me tel
• Duhet të keni një modem/ruter të lidhur me një lidhje
aktive të brezit të gjerë.
• Lidhni televizorin me modemin/ruterin tuaj me anë të
një kablloje ethernet. Në pjesën e pasme të televizorit
ka një portë LAN.
3
1.
Lidhja me brez të gjerë e ISP-së
2.
Kablloja LAN (ethernet)
3.
Hyrja USB në anën e pasme të televizorit
Për të konfiguruar parametrat me tel, ju lutemi
referojuni seksionit Rrjeti në menynë Parametrat.
• Mund të arrini që ta lidhni televizorin me rrjetin
LAN në varësi të konfigurimit të rrjetit tuaj. Në një
rast të tillë, përdorni një kabllo eternet për të lidhur
televizorin drejtpërdrejt me prizat e rrjetit në mur.
2
1.
Fisha e rrjetit në mur
2.
Hyrja LAN në anën e pasme të televizorit
Konfigurimi i parametrave të pajisjes me tel
Lloji i rrjetit
Lloji i rrjetit mund të zgjidhet si pajisje Me tel, Pa tel,
ose e Çaktivizuar, në përputhje me lidhjen Aktive të
Aparatit të televizorit. Zgjidhni këtu Pajisje me tel
nëse po lidheni me anë të një kablloje ethernet.
Shqip - 11 -
1
2
1