Télécharger Imprimer la page

JVC LT-43VU63L Manuel D'instructions page 15

Publicité

Wake ON (fakultativ)
Wake-on-LAN (WoL) and Wake-on-Wireless LAN
(WoWLAN) janë standarde që lejojnë që një pajisje
të aktivizohet ose të zgjohet nga një mesazh i
rrjetit. Mesazhi dërgohet te pajisja nga një program
i ekzekutuar në një pajisje në largësi e lidhur me të
njëjtin rrjet të zonës lokale, si p.sh. një telefon smartfon.
Televizori juaj është në përputhje me standardet WoL
dhe WoWLAN. Kjo veçori mund të jetë e çaktivizuar
gjatë procesit të Instalimit për herë të parë. Për të
aktivizuar këtë veçori, caktoni opsionin Wake On
(Zgjimi në) në menynë e Rrjetit si Aktiv. Është e
nevojshme që pajisja nga e cila do të dërgohet mesazhi
i rrjetit te televizori si dhe televizori të jenë në të njëjtin
rrjet. Veçoria Wake On (Zgjimi në) mbështetet vetëm
për pajisjet Android OS dhe mund të përdoret vetëm
nëpërmjet aplikacioneve YouTube dhe Netflix
Për të përdorur këtë veçori, televizori dhe pajisja në
largësi duhet të lidhen të paktën një herë kur televizori
është i ndezur. Nëse televizori është i fikur, lidhja duhet
të ricaktohet herën tjetër kur të ndizet ai. Në rast të
kundërt, kjo veçori nuk do të jetë e disponueshme.
Kjo nuk zbatohet kur televizori kalon në modalitetin
e gatishmërisë.
Nëse dëshironi që televizori juaj të konsumojë më
pak energji në modalitetin e gatishmërisë, mund ta
çaktivizoni këtë veçori duke e caktuar opsionin Wake
On (Zgjimi në) si Joaktiv.
Shfaqja pa tel (fakultativ)
Shfaqja pa tel është një standard për transmetimin e
përmbajtjeve të videove dhe të zërit. Kjo veçori siguron
mundësinë për ta përdorur televizorin si pajisje për
shfaqjen pa tela.
Përdorimi me pajisjet celulare
Ka standarde të ndryshme që bëjnë të mundur ndarjen
e ekraneve, përfshirë përmbajtjet grafike, të videove
dhe të zërit, midis pajisjes suaj celulare dhe televizorit.
Në fillim futni njësinë USB të lidhjes pa tel te televizori,
nëse televizori nuk e ka veçorinë WLAN të brendshme.
Më pas shtypni butonin Burimi në telekomandë dhe
kaloni te burimi i Shfaqja pa tela.
Do të shfaqet një ekran që cilëson se televizori është
gati për lidhjen.
Hapni aplikacionin e ndarjes në pajisjen tuaj celulare.
Këto aplikacione kanë emra të ndryshëm për secilën
markë, referojuni manualit të udhëzimeve të pajisjes
celulare për informacione të detajuara.
Skanoni për pajisje. Pasi ta zgjidhni televizorin dhe ta
lidhni, ekrani i pajisjes suaj do të shfaqet në televizor.
Shënim: Kjo veçori mund të përdoret vetëm nëse pajisja
juaj celulare e mbështet këtë veçori. Nëse keni probleme
me lidhjen, kontrolloni nëse versioni i sistemit operativ që
përdorni e mbështet këtë veçori. Mund të ketë probleme të
mospërputhjes me versionet e sistemeve operative që janë
publikuar pas prodhimit të këtij televizori. Proceset e skanimit
dhe të lidhjes ndryshojnë sipas programit që përdorni.
Lidhja e pajisjeve me Bluetooth (fakultativ)
Televizori juaj mbështet po ashtu teknologjinë e
lidhjes pa tel me Bluetooth. Para se t'i përdorni pajisjet
Bluetooth me aparatin e televizorit, duhet kryer një
çiftim. Duhet të veproni si më poshtë për ta çiftuar
pajisjen tuaj me televizorin:
• Vendoseni pajisjen në modalitetin e çiftimit
• Nisni zbulimin e pajisjes në televizor
Shënim: Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes Bluetooth
për të mësuar si ta vendosni pajisjen në modalitetin e çiftimit.
Për pajisjet audio duhet të përdorni opsionin Bluetooth
në menynë Parametrat>Tingulli, për telekomandat
opsionin Telekomanda inteligjente në menynë
Parametrat>Sistemi>Më shumë. Zgjidhni opsionin
e menusë dhe shtypni butonin OK për të hapur
menunë përkatëse. Me anë të kësaj menyje mund të
zbuloni dhe të lidhni pajisjet që përdorin teknologjinë
me valë Bluetooth dhe të filloni t'i përdorni ato. Ndiqni
udhëzimet në ekran.
Përdorimi i shërbimit të rrjetit të ndarjes së videos
dhe audios
Veçoria e ndarjes së videos dhe audios është një
standard që lehtëson procesin e shikimit në pajisjet
elektronike dixhitale dhe i bën ato më të lehta për
përdorimin në rrjetin e shtëpisë.
Ky standard ju lejon të shikoni dhe të lexoni fotografi,
muzikë dhe video të ruajtura në serverin e medias të
lidhur me rrjetin e shtëpisë.
1. Instalimi i softuerit të serverit
Veçoria e Ndarjes së audios dhe videos nuk mund të
përdoret nëse programi i serverit nuk është i instaluar
në kompjuter ose nëse softueri i kërkuar i serverit të
medias nuk është i instaluar në pajisjen shoqëruese.
Përgatitni kompjuterin me një program të përshtatshëm
të serverit.
2. Lidhuni me një rrjet me tel ose me valë
Shikoni kapitujt për Lidhshmërinë me tel/pa telpër
informacione të detajuara për konfigurimin.
3. Aktivizoni ndarjen e videos dhe e audios
Hyni në menynë Parametrat>Sistemi>Më
shumë dhe aktivizoni opsionin AVS.
4. Lexo skedarët e ndarë me anë të
Shfletuesit të medias
Theksoni opsionin AVS në menynë Burimet duke
përdorur butonat e drejtimit dhe shtypni OK. Pajisjet
e disponueshme të serverit të medias në rrjet do të
listohen. Zgjidhni një prej tyre dhe shtypni OK për të
vazhduar. Më pas do të shfaqet Shfletuesi i medias.
Shqip - 13 -

Publicité

loading