është i sigurt në kushte përdorimi të parashikuara
normalisht.
PARALAJMËRIM
Mos e gëlltitni baterinë - rrezik nga djegiet kimike
Ky produkt ose aksesorët e tij mund të kenë një
bateri pilë/pllakë. Në rast se bateria pllakë gëlltitet,
ajo mund të shkaktojë djegie të brendshme të rënda
në vetëm 2 orë dhe mund të shkaktojë vdekjen.
Mbajini bateritë e reja dhe të përdorura larg nga
fëmijët.
Në rast se ndarja e baterisë nuk mbyllet mirë, ndaloni
përdorimin e produktit dhe mbajeni larg nga fëmijët.
Në rast se mendoni se mund të jenë gëlltitur bateritë
ose të jenë vendosur brenda një pjese të trupit,
kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.
– – – – – – – – – – – –
Mos e vendosni asnjëherë aparatin e televizorit në
një vend të paqëndrueshëm ose të pjerrët. Aparati i
televizorit mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të
rënda personale ose edhe vdekjen. Shumë lëndime,
sidomos për fëmijët, mund të shmangen duke marrë
masa paraprake të thjeshta si;
• P ë r d o r i m i i r a f t e v e o s e m b ë s h t e t ë s e v e
të rekomanduara nga prodhuesi i aparatit të
televizorit.
• Përdorimi vetëm i mobilieve që e mbajnë aparatin
e televizorit në mënyrë të sigurt.
• Të siguroni që aparati i televizorit nuk varet në buzë
të mobilies ku është vendosur.
• Të mos e vendosni aparatin e televizorit mbi
mobilie të ndryshme (për shembull, bufe ose
biblioteka) pa i lidhur mobiliet dhe aparatin e
televizorit me një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni televizorin mbi rroba ose materiale
të tjera të vendosura mes televizorit dhe mobilies
mbajtëse.
• Edukimi i fëmijëve për rreziqet nga ngjitja mbi
mobilie për të kapur aparatin e televizorit ose
komandat e tij. Nëse e merrni dhe e vendosni në
një vend tjetër aparatin ekzistues të televizorit,
duhet të zbatoni të njëjtat udhëzime.
– – – – – – – – – – – –
Aparatet e lidhura me tokëzimin mbrojtës të sistemit
të ndërtesës nëpërmjet lidhjes së rrjetit elektrik
ose nëpërmjet aparateve të tjera me një lidhje në
tokëzimin mbrojtës - dhe me një sistem televiziv të
shpërndarjes duke përdorur një kabllo koaksial mund
të jenë krijojnë një rrezik zjarri në disa rrethana. Për
këtë arsye lidhja me një sistem televiziv shpërndarës
duhet të sigurohet nëpërmjet një pajisje që garanton
izolimin elektrik nën një gamë të caktuar frekuencash
(izolues i galvanizuar)
PARALAJMËRIMET PËR MONTIMIN
• Lexoni udhëzimet para se të montoni televizorin
në mur.
• Paketa e montimit në mur është opsionale. Mund
ta merrni atë nga shitësi lokal, nëse nuk përfshihet
bashkë me televizorin.
• Mos e montoni televizorin në tavan ose në një
mur të pjerrët.
• Përdorni vidhat e specifikuara të montimit në mur
dhe aksesorët e tjerë të specifikuar.
• Shtrëngoni mirë vidhat e montimit në mur për të
parandaluar rënien e televizorit. Mos i shtrëngoni
shumë vidhat.
PARALAJMËRIM
Për të parandaluar zjarrin,
mos vendosni kurrë asnjë
lloj qiriri ose flake të hapur
mbi aparatin e televizorit
ose pranë tij.
Aksesorët e përfshirë
• Telekomanda
• Bateritë: 2 x AAA
• Udhëzuesi
Shqip - 3 -
NË MUR