Télécharger Imprimer la page

TCL 50 NX TPAPER 5G Mode D'emploi page 11

Publicité

- Mos u përpiqni të hapni baterinë (për shkak të rrezikut të tymit toksik dhe
djegies).
- Për pajisjet me bateri që nuk mund të hiqen, mos u mundoni ta nxirrni ose
ndërroni baterinë.
- Mos e shponi, çmontoni ose shkaktoni qark të shkurtër në bateri.
- Për pajisjet me një trup të vetëm, mos u mundoni ta hapni ose shponi kapakun
e pasmë.
- Mos e digjni apo hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur në koshat e plehrave
të shtëpisë ose mos e ruaj atë në temperatura mbi 60°C (140°F), pasi kjo mund
të shkaktojë shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Po kështu,
vendosja e baterisë në temperaturë tepër të ulët mund të shkaktojë shpërthim
ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Përdoreni baterinë vetëm për
qëllimin për të cilin është bërë dhe rekomanduar. Mos i përdorni asnjëherë
bateritë e dëmtuara.
KUJDES: RREZIK SHPËRTHIMI NËSE BATERIA NDËRROHET ME NJË BATERI
TJETËR TË NJË LLOJI TË GABUAR. HIDHINI BATERITË E PËRDORURA SIPAS
UDHËZIMEVE.
Karikuesi
• Për arsye mjedisore, në këtë paketim mund të mos përfshihet karikuesi, në
varësi të pajisjes që keni blerë. Kjo pajisje mund të lidhet me energji me
shumicën a karikuesve me USB dhe me një kabllo me spinë USB Type-C.
Për ta karikuar pajisjen siç duhet, mund të përdorni çfarëdo karikuesi për sa
kohë plotëson të gjitha standardet e zbatueshme për sigurinë e pajisjeve të
teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve për zyra me kërkesat minimale që
përmenden më sipër.
Ju lutemi të mos përdorni karikuesë që nuk janë të sigurt ose që nuk
përmbushin specifikimet e mësipërme.
• Karikuesit kryesorë funksionojnë në një temperaturë rreth: 0°C (32°F) deri
në 40°C (104°F).
Karikuesit e projektuar për pajisjen tuaj plotësojnë standardin për përdorimin
e pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve të zyrës. Gjithashtu
janë të pajtueshëm me direktivën për ndërtimin ekologjik 2009/125/EC. Për
shkak të specifikimeve të ndryshme elektrike, një karikues që keni blerë në
një vend mund të mos punojë në një vend tjetër. Ata duhet të përdoren vetëm
për të karikuar.
Modeli: QC16
Tensioni i hyrjes: 100~240V
Frekuenca e hyrjes AC: 50/60Hz
Tensioni i daljes: 5.0V/9.0V/12.0V/15.0V/20.0V/3.3-11V
Rryma e daljes: 3.0A/3.0A/2.5A/2.0A/1.5A/3A
Fuqia e daljes: 15.0W/27.0W/30.0W/30W/30W/33W
Efikasiteti aktiv mesatar: 87.21% (33W)
Konsumi i energjisë pa ngarkesë: 0.1W
Protokollet që mbështeten për karikimin e shpejtë: PD3.0 PPS
Për të shijuar eksperiencën e teknologjisë Fast Charging (Karikim i Shpejtë)
(33W) mbështetur nga kjo pajisje, ju lutem përdorni një karikues që përputhet
me protokollin PD 3.0 PPS.
Nëse përdorni karikues tjetër që nuk është i pajtueshëm me protokollin PD 3.0
PPS, kjo nënkupton që smartfoni nuk do të përdorë teknologjinë e karikimit të
shpejtë dhe koha e karikimit mund të jetë më e gjatë.
Deklarata e konformitetit për pajisjet radio
Këtu, TCL Communication Ltd. deklaron se pajisja radio të tipit TCL
T702D është në përputhje me Direktivën 2014/53/EU. Teksti i plotë
i deklaratës së konformitetit të BE-së disponohet në adresën e
mëposhtme të internetit: https:/ /www.tcl.com/global/en/EC_DOC
AL
8

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

T702d50 pro nxtpaper 5g