Télécharger Imprimer la page

TCL 50 NX TPAPER 5G Mode D'emploi page 9

Publicité

Shqip
Modaliteti NXTPAPER
Modaliteti NXTPAPER ofron cilësi superiore të imazhit me shkëlqim dhe
reflektime të reduktuara. Rrëshqisni butonin NXTPAPER lart/poshtë për të
ndezur/fikur Modalitetin NXTPAPER. Ju mund të zgjidhni modalitetin tuaj të
preferuar kur ai është ndezur.
• Modaliteti Ink Paper: Efekt ekrani si letër me bojë të zezë në letër të bardhë, e
cila sjell një përvojë të lexuari me fokus si me bojë digjitale.
• Modaliteti Colour Paper: Efekt ekrani me ngopje të ulët dhe ngjyrë të butë, që
sjell një përvojë si letër për të përmirësuar komoditetin e përgjithshëm të syve.
• Modaliteti Max Ink: Mbyllni aplikacionet e hapura aktualisht për të shijuar
një përvojë leximi të fokusuar dhe me bateri të ulët brenda bibliotekës suaj
të dedikuar.
Siguria dhe përdorimi
Ju lutem lexoni këtë kapitull me kujdes para se ta përdorni pajisjen.
Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për dëmin, që mund të
rezultojë si pasojë e përdorimit të papërshtatshëm ose përdorimit në
kundërshtim me udhëzimet e përfshira këtu.
• Mos e përdorni pajisjen kur automjeti nuk është parkuar në mënyrë të sigurt.
Në shumë vend e është e ndaluar të përdorni një pajisje dore ndërsa drejtoni
automjetin.
• Zbatoni kufizimet lidhur me përdorimin në vende të caktuara (spitale, avionë,
pika karburanti, shkolla, etj.).
• Fikeni pajisjen para se të hipni në avion.
• Fikeni pajisjen kur jeni në institucione të kujdesit shëndetësor, përveçse në
vendet e caktuara.
• Fikeni pajisjen kur keni pranë gaz ose lëngje të djegshme.
Zbatoni me përpikëri të gjitha tabelat dhe udhëzimet në depot e karburantit,
në pikat e karburanteve, në fabrikat e lëndëve kimike ose në çfarëdo ambienti
tjetër që mund të shpërthejë kur e përdorni pajisjen.
• Fikeni celularin ose pajisjen me valë kur jeni në një zonë shpërthimi ose në zona
në të cilat janë vendosur tabela, në të cilat kërkohet që "radiot dy-drejtimëshe"
ose "pajisjet elektronike" të fiken për të shmangur interferencat me operacionet
e shpërthimit.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për të përcaktuar
nëse përdorimi i pajisjes mund të interferojë me përdorimin e pajisjes suaj
mjekësore. Kur pajisja është e ndezur, ajo duhet të mbahet të paktën 15 cm
çdo pajisjeje mjekësore, të tillë si stimuluesi kardiak, aparati i dëgjimit, pompa
e insulinës, etj.
• Mos i lini fëmijët ta përdorin pajisjen dhe/ose të luajnë me pajisjen dhe
aksesorët pa mbikëqyrje.
• Për të reduktuar ekspozimin ndaj valëve radio, rekomandohet që:
- Ta përdorni pajisjen kur sinjali është i mirë, siç tregohet në ekran (katër ose
pesë vija);
- Të përdorni një kit për përdorim pa duar;
- Ta përdorni pajisjen në mënyrë të përgjegjshme, sidomos për fëmijët dhe
adoleshentët, për shembull duke shmangur telefonatat natën dhe duke e
pakësuar shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e telefonatave;
- Mbajeni pajisjen larg nga barku i grave shtatzëna ose nga pjesa e poshtme e
barkut të adoleshentëve.
• Mos lejoni që pajisja të ekspozohet ndaj motit të pafavorshëm ose kushteve
mjedisore (njomësi, lagështi, shi, infiltrim lëngjesh, pluhur, ajri i detit, etj). Kufiri
i temperaturës së funksionimit i rekomanduar nga prodhuesi është nga 0°C
(32°F) në 40°C (104°F). Mbi 40°C (104°F), leximi i ekranit të pajisjes mund të
jetë i dobët, megjithëse kjo është e përkohshme dhe jo serioze.
• Përdorni vetëm bateri, karikues baterish dhe aksesorë që janë të pajtueshëm
me modelin e pajisjes suaj.
• Mos e përdorni pajisjen nëse është dëmtuar, si për shembull nëse ka ekranin
të thyer ose kapakun e pasmë të shtypur keq, pasi kjo mund të shkaktojë
lëndime ose dëmtime.
• Mos e mbani pajisjen të lidhur me karikuesin për kohë të gjatë ndërkohë që
bateria është e karikuar plotësisht pasi kjo mund të shkaktojë tejnxehje dhe të
shkurtojë jetën e baterisë.
AL
6

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

T702d50 pro nxtpaper 5g