UDHËZIME SIGURIE PËR SHARRAT ME TËRHEQJE PA
KABËLL
•
Mbajeni mjetin e punës duke kapur sipërfaqet e
izoluara të prekjes kur bëni një punë aty ku aksesori
i prerjes mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur
(aksesorët e prerjes që bien në kontakt me një tel me
korrent mund të ekspozojnë pjesët metalike të mjetit
të punës në korrent dhe mund t'i japin përdoruesit një
goditje elektrike)
•
Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për
të siguruar dhe mbështetur materialin e punës në
një platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit
me duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të
mbetet i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje
të kontrollit)
AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORIMIT
•
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
•
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
SIGURIA PERSONALE
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
•
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
•
Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe lama;
mbajeni dorën tjetër në kapësen e grykës F (nëse të
dyja duart mbajnë sharrën, ato nuk mund të priten nga
lama)
•
Mos u zgjasni poshtë materialit të punës (afërsia e
lamës me dorën tuaj është e fshehur nga këndvështrimi
juaj)
•
Mos e mbani kurrë copën që po prisni në duar ose
mes këmbëve (është e rëndësishme që ta mbështesni
mirë materialin për të minimizuar ekspozimin e trupit,
ngecjen e lamës ose humbjen e kontrollit)
•
Mos përdorni lama të topitura ose të dëmtuara
(lamat e përkulura mund të thyhen me lehtësi ose të
shkaktojnë goditjen e kthimit)
•
Përdorni doreza mbrojtëse kur hiqni lamën nga
pajisja (lama e sharrës mund të jetë e nxehtë pas një
përdorimi të gjatë)
•
Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
BATERIVE
•
Nëse përfshihet bateria, ajo jepet e karikuar
pjesërisht (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë,
karikojeni baterinë plotësisht në karikuesin e baterisë
para se ta përdorni mjetin për herë të parë)
•
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
•
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
•
Mos e çmontoni baterinë
•
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
•
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
•
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
•
Heqja/instalimi i baterisë 2
•
Treguesi i nivelit të baterisë 7
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë L për të
treguar nivelin aktual të baterisë 7 w
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin L 7 b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin L 7 c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
•
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin L 7 c; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë 7 b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni L; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
•
Çelës i kombinuar për ndezje/fike dhe kontroll shpejtësie
me çelës bllokimi 8 9
123