Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve
elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të
diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin
shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë
(p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar
funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e
tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të
mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e
mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim
të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë
me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin
vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre
dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina
të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të
diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateria në
këtë produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera
të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb
tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi
nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së.
Bateria e integruar në këtë produkt nuk duhet të ndërrohet
nga përdoruesi. Për informacion në lidhje me ndërrimin e saj,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni ta hiqni
baterinë apo ta hidhni në zjarr. Mos e çmontoni, thërrmoni apo
shponi baterinë. Nëse synoni ta hidhni produktin, në impiantin
e grumbullimit së mbetjeve do të merren masat e duhura për
riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë baterinë.
Heqja e baterisë
• Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të
autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju
lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
• Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë.
Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të
baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të bëjë
që pajisja të mos jetë më e sigurt.
Deklarata e konformitetit e BE-së
Detajet e produktit
Produkti: Smart Control
Modelet: VG-TM2360E
Modelet e variantit: VG-TM2360F, VG-TM2360G
Deklarata dhe standardet e zbatueshme
Nëpërmjet këtij dokumenti, ne deklarojmë nën përgjegjësinë
tonë të vetme që produkti i lartpërmendur është në përputhje
me kërkesat bazë të Direktivës për pajisjet radio (2014/53/BE)
në zbatim të:
EMC
Siguria
EN 301 489-1 V2.2.3
EN IEC 62368-1:2020+A11:2020
EN 301 489-17 V3.2.4
EN IEC 62368-3:2020
EN 62311:2008
Radio
EN 300 328 V2.2.2
dhe Direktivës (2011/65/BE) për kufizimin e përdorimit të disa
substancave të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike
në zbatim të EN IEC 63000:2018.
Nënshkruar për dhe në emër të: Samsung
Samsung Euro QA Lab, Saxony Way, Yateley, GU46 6GG, UK
2022-11-04 (Vendi dhe data e nënshkrimit)
Stephen Colclough – Drejtor i
Çështjeve Rregullatore
(Emri dhe nënshkrimi i personit
të autorizuar)
※ Kjo nuk është adresa e Qendrës së Shërbimit të Samsung.
Shihni adresën ose numrin e telefonit të Qendrës së
Shërbimit të Samsung në fletëgaranci ose kontaktoni me
shitësin ku keni blerë produktin.
※
Shqip - 11