Instalimi
• Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të,
ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet
ndaj rrezeve të diellit.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të
informacionit "Samsung" nëse synoni ta instaloni MICRO LED
në një vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të
ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike ose diku ku do
të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroport, stacion treni etj.
Përndryshe, MICRO LED mund të dëmtohet rëndë.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
• Ky MICRO LED është një produkt konsumi i projektuar për
instalim vetëm në "Ambient shtëpie". Çdo instalim tjetër i
ndryshëm nga një "Ambient shtëpie", si p.sh.: Në anije private
(duke përfshirë një jaht) ose avion privat apo ambient i hapur
mund ta shfuqizojë garancinë.
Instalimi si Montim në mur
• Referojuni manualit të instalimit të Montim në mur për detajet
e montimit të Montim në mur.
• Mund të instaloni bazamentin për mur "VESA". Megjithatë,
rekomandohet të përdorni një bazament muri që ofrohet si i
parazgjedhur.
• Kur instaloni bazamentin për mur "VESA", rekomandohet që
fillimisht të shtrëngoni të katër vidat "VESA".
Montimi i MICRO LED në mur
Nëse e montoni këtë MICRO LED në mur, ndiqni
udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit
nga prodhuesi. Nëse nuk montohet siç duhet,
MICRO LED mund të rrëshqasë ose të bjerë, dhe të
shkaktojë lëndim të rëndë te fëmijët apo të rriturit
dhe dëmtim të rëndë të MICRO LED.
• Samsung nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të
produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse
zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
• "Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit
ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i
paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek
udhëzimet e instalimit të produktit.
• Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë
pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur
në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me
shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse
e instaloni MICRO LED në tavan ose në mur të pjerrët, mund të
bjerë dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
• Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të
shtrëngoni të katër vidat "VESA".
• Mos e instaloni setin MICRO LED nëse është i anuar.
Mos e instaloni bazamentin për mur kur MICRO
LED është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja
elektrike.
• Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që
nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA.
Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të
MICRO LED.
• Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e
vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë
në varësi të specifikimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të
dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar
njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj
aksidentesh.
• Vini gjithnjë katër persona për ta montuar MICRO LED në mur.
Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)
Madhësia e MICRO LED në inçë
Specifikimet e vrimave të vidave "VESA"
( x ) (mm)
(mm)
x 4
Madhësia e MICRO LED në inçë
Specifikimet e vrimave të vidave "VESA"
( x ) (mm)
(mm)
x 4
76
89
600 x 400
6
M8
101
114
800 x 600 1000 x 800
6
M8
Shqip - 3