Télécharger Imprimer la page

Skil 3571 Notice Originale page 176

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 15
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose
modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së
temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR SHARRAT RRETHORE
ME BATERI
1) PROCEDURAT E PRERJES
a)
RREZIK: Mbajini duart larg nga zona e prerjes
-
dhe lama. Mbajeni dorën e dytë te doreza ndihmëse,
ose te trupi i motorit. Nëse të dy duart mbajnë sharrën,
ato nuk mund të priten nga lama.
b) Mos u zgjasni poshtë materialit të punës. Mbrojtësja
nuk mund t'ju mbrojë nga lama poshtë materialit të
punës.
c) Rregulloni thellësinë e prerjes sipas trashësisë së
materialit të punës. Poshtë materialit të punës duhet të
duket më pak se një dhëmb i plotë i lamës.
d) Asnjëherë mos e mbani materialin që po pritet
me duar ose me këmbë. Sigurojeni materialin e
punës në një platformë të qëndrueshme. Është e
rëndësishme që ta mbështesni materialin si duhet për
të minimizuar ekspozimin e trupit, bllokimin e lamës ose
humbjen e kontrollit.
e) Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara
të kapjes, kur kryeni një veprim ku pajisja e prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj (kontakti me një tel elektrik do të bëjë
që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
përcjellin energjinë elektrike dhe të shkaktojnë goditjen
e operatorit)
f) Kur grisni, përdorni gjithnjë një drejtues paralel
ose një drejtues të drejtë anësor. Kjo gjë përmirëson
saktësinë e prerjes dhe zvogëlon mundësinë e bllokimit
të lamës.
g) Përdorni gjithnjë disqe prerëse me maëdhësinë dhe
formën e duhur (diamanti ose të rrumbullakëta) të
vrimave. Disqet që nuk përputhen me pajisjen montuese
të sharrës do të punojnë në mënyrë josimetrike me
qendrën, duke shkaktuar humbje të kontrollit.
h) Mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar
ose të pasaktë të diskut. Rondelet dhe buloni i
lamës janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për
rendiment optimal dhe siguri në përdorim.
2) SHKAQET E GODITJES MBRAPSHT DHE
PARALAJMËRIMET PËRKATËSE
Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një lame të
shtrënguar, të bllokuar ose jo të ekuilibruar të sharrës, e
cila bën që sharra e pakontrolluar të ngrihet lart duke u
shkëputur nga materiali i punës në drejtim të operatorit
Kur disku kafshohet ose bllokohet fort nga gjerësia e
prerjes, lama ndalon dhe reagimi i motorit e drejton
njësinë me shpejtësi në drejtim të operatorit.
Nëse disku përdridhet ose pozicionohet keq te vendi i
prerjes, dhëmbët në anën e pasme të diskut mund të
ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke bërë që
disku të hipë sipër copës së prerë dhe të kërcejë drejt
operatorit
Goditja e kthimit është pasojë e përdorimit të gabuar të
mjetit dhe/ose procedurave apo kushteve të gabuara të
përdorimit, dhe mund të shmanget duke marrë masat
paraprake të përshtatshme, siç tregohet më poshtë.
a) Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
pozicionojini krahët në mënyrë të tillë që t'u
rezistoni forcave të goditjes mbrapsht. Poziciononi
trupin tuaj në njërën anë të lamës, por jo në një vijë
me lamën. Goditja e kthimit mund të bëjë që sharra të
kërcejë prapa por forcat e goditjes së kthimit mund të
kontrollohen nga operatori nëse merren masat paraprake
të duhura.
b) Kur disku është e bllokuar ose kur ndërprisni
prerjen për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni
sharrën pa lëvizur brenda materialit deri sa lama
të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos u përpiqni
ta hiqni sharrën nga puna ose ta tërhiqni sharrën
mbrapsht ndërkohë që disku është në lëvizje,
përndryshe mund të kërcejë. Kontrolloni dhe kryeni
veprime korrigjuese për të eliminuar shkakun e bllokimit
të lamës. Shmangni prerjen e gozhdëve ose vidave.
c) Kur e ndizni përsëri sharrën te materiali, vendoseni
sharrën në qendër te pjesa e prerë dhe kontrolloni
që dhëmbët e sharrës nuk janë në kontakt me
materialin. Nëse disku i sharrës bllokohet, mund të
ngjitet lart ose të kërcejë nga materiali ndërsa sharra
ndizet përsëri.
d) Mbështetini panelet e mëdha për të pakësuar
rrezikun që disku të kafshohet dhe të kërcejë.
Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën
peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
panelit në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë
anës së panelit.
e) Mos përdorni disqe jo të mprehta ose të dëmtuara.
Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë
një gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të
tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.
f) Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe
thellësisë së diskut duhet të jenë të shtrënguara
dhe të sigurta para se të bëni prerjen. Nëse rregullimi
i diskut lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim
ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese
ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të
presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
3) FUNKSIONI I MBROJTËSES SË POSHTME
176

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

3575