Télécharger Imprimer la page

Skil 5740CA Notice Originale page 147

Publicité

• Kini parasysh si më poshtë kur përdorni një thikë të
sharrës me unazën zvogëluese të përfshirë (aksesori
2610399267 nga SKIL)
! përdorni vetëm unazën zvogëluese të montuar në
thikën e sharrës
- para se të montoni thikën e sharrës, sigurohuni
gjithmonë që unaza zvogëluese të jetë e vendosur
mirë
- përdorimi i unazave të tjera zvogëluese (që nuk janë
prodhuar sipas specifikimeve të SKIL) mund të krijojnë
situata të rrezikshme
• Mos përdorni kurrë lama të sharrës të bëra me çelik të
shpejtë (HSS)
• Mos përdorni kurrë disqe mprehës/prerës me këtë vegël
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
• Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
• Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
• Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
4 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndërrimi i thikës së sharrës 5
! hiqeni spinën
- merrni çelësin heksagonal A nga vendi i mbajtjes B
- hapni mbrojtësen e poshtme C me levën D
! ndryshoni thikën e sharrës me dhëmbët e sharrës
dhe shigjetën e printuar në thikë që tregon të
njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen e
sipërme E
! sigurohuni që sipëfaqet shtrënguese F të
fllanxhave janë plotësisht të pastra dhe janë
përballë lamës
- shtrëngoni bulonin e thikës G me çelësin heksagonal
me një rrotullim 1/8 pas shtrëngimit me dorë (siguron
rrëshqitjen e thikës së sharrës kur ndesh shumë
rezistencë duke zvogëluar mbingarkesën e motorit
dhe goditjen e kthimit të sharrës)
• Ruajtja për çelësin heksagonal 6
• Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-40 mm) 7
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
- lironi çelësin H
- ngrini/ulni këmbëzën J deri sa të caktohet thellësia e
dëshiruar e prerjes në shkallë me anë të treguesit K
- shtrëngoni çelësin H
• Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 8
- lironi çelësin L
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit M
- shtrëngoni çelësin L
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
• Kontrolli i këndit të prerjes 90° 8
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën J në maksimumin
e thellësisë së prerjes 7
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
- nëse ka nevojë për rregullime, anoni dhe shtrëngoni
këmbën në 45° dhe përkuleni lidhësen N me një çelës
të rregullueshëm
• Streha e rregullueshme e linjës së sharrës P 9a
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
- mund të rregullohet që t'ju lejojë të zgjidhni nëse
materialet e mbetjeve do të jenë në anën e brendshme
ose të jashtme të thikës 9b
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
! bëni gjithmonë prerje provë në fillim për të
verifikuar vijën aktuale të prerjes
• Thithja e pluhurave
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit Q 0
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent të
ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
- ju mund të përdorni edhe një qese për pluhurat
(aksesori 2610387402 nga SKIL)
! mos përdorni një qese pluhurash/fshesë me
korrent kur prisni metale
147

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

5740