Télécharger Imprimer la page

Skil 5740CA Notice Originale page 146

Publicité

• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të
funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë
masat paraprake të duhura si më poshtë.
a) Shtrëngojeni fort me të dy duart mbi sharrë dhe
poziciononi krahët për të përballuar forcat e
goditjes së kthimit. Poziciononi trupin tuaj në njërën
anë të lamës, por jo në një vijë me lamën. Goditja e
kthimit mund të bëjë që sharra të kërcejë prapa por forcat
e goditjes së kthimit mund të kontrollohen nga operatori
nëse merren masat paraprake të duhura.
b) Kur lama është e bllokuar ose kur ndërprisni prerjen
për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën
pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë që të hiqni sharrën
nga materiali ose të tërhiqni sharrën prapa kur lama
është në lëvizje pasi mund të sjellë një goditje të
kthimit. Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të lamës. Shmangni prerjen
e gozhdëve ose të vidave.
c) Kur rifilloni punën me sharrë në një material,
vendosni lamën e sharrës në qendër të gjerësisë së
prerjes dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës të
mos jenë aktiv në material. Nëse lama e sharrës është
e bllokuar, ajo mund të dalë ose të kthehet prapa nga
materiali kur rifilloni punën me sharrën.
d) Mbështesni panelet e mëdha për të minimizuar
rrezikun e shtrëngimit ose goditjes së kthimit të
lamës. Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën
peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
panelit në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë
anës së panelit.
e) Mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara.
Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë një
gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të
tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.
f) Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe
thellësisë së lamës duhet të jenë të shtrënguara dhe
të sigurta para kryerjes së prerjes. Nëse rregullimi i
lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim
ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese
ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të
presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
3) FUNKSIONI I MBROJTËSES SË POSHTME
a) Kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje të
përshtatshme para çdo përdorimi. Mos e përdorni
sharrën nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirisht
dhe nuk mbyllet menjëherë. Mos e shtrëngoni apo
lidhni asnjëherë mbrojtësen e poshtme në
pozicionin e hapur. Nëse sharra bie aksidentalisht,
mbrojtësja e poshtme mund të përkulet. Hiqni spinën,
ngrini mbrojtësen e poshtme me dorezën e tërheqjes dhe
sigurohuni që lëviz lirisht dhe nuk prek me lamën ose
pjesë të tjera, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin e sustës së mbrojtëses së
poshtme. Nëse mbrojtësja dhe susta nuk
funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen para
përdorimit. Mbrojtësja e poshtme mund të punojë
ngadalë për shkak të pjesëve të dëmtuara, depozitave
ngjitëse ose grumbullimit të copërave.
c) Mbrojtësja e poshtme duhet të tërhiqet në mënyrë
manuale vetëm për prerje të veçanta si prerje me
zhytje dhe prerje të kombinuara. Ngrini mbrojtësen
e poshtme me anë të dorezës së tërheqjes dhe kur
lama të hyjë në material, mbrojtësja e poshtme
duhet të lëshohet. Për të gjitha sharrimet e tjera,
mbrojtësja e poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
d) Shikoni gjithmonë që mbrojtësja e poshtme të
mbulojë lamën para vendosjes së sharrës mbi
tryezë ose dysheme. Lama e pambrojtur në lëvizje do
të bëjë që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në
rrugën e saj. Kini parasysh kohën që i duhet lamës për të
ndaluar pasi lëshohet çelësi.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Përdorni vetëm një bango të sharrës me një çelës që
parandalon rindezjen e motorit pas ndërprerjes së
voltazhit
• Përdorni vetëm një bango të sharrës me një tregues të
gjerësisë së prerjes
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Përdorni vetëm tehe të sharrës që përputhen me të
dhënat e karakteristikave të dhëna në këto udhëzime
përdorimi dhe që janë testuar dhe shënuar si në
përputhje me EN 847-1
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Përdorni vetëm thikat e sharrës me një diametër
minimal prej 122 mm, një diametër maksimal prej
130 mm dhe një vrimë aksi prej 16 mm
• Përdorni vetëm thika të sharrës me një diametër të
vrimës që përshtatet me boshtin e pajisjes pa e luajtur
146

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

5740