5
Udhëzimet e përdorimit
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet e detajuara të sigurisë në
fillim të këtyre udhëzimeve!
•
E rëndësishme: Pajisja nuk duhet të ekspozohet asnjëherë
ndaj ngricës!
PARALAJMËRIM
Rrezik goditjeje elektrike!
Nëse ndodh avari fikni menjëherë furnizimin nga rrjeti elektrik
(TR4000 5 ET, TR4000 6 ET, TR4000 6 EB, TR4000 8 ET,
TR4000 8 EB) ose shkëputni spinën nga rrjeti elektrik
(TR4000 4 ET, TR4000R 4 ET).
•
Mbyllni menjëherë furnizimin me ujë të ftohtë në pajisje
nëse ajo rrjedh.
6
Përdorimi
Bojlerët elektronikë me qarkullim të vazhdueshëm të kësaj
serie funksionojnë mënyrë automatike.
6.1
Ndezja
•
Hapeni rubinetin plotësisht. Bojleri elektronik me qarkullim
të vazhdueshëm ndizet. Uji ngrohet ndërsa qarkullon
përmes pajisjes. Pajisjet mbi lavaman TR4000 6 EB dhe
TR4000 8 EB kanë një tregues funksionimi automatik.
Treguesi i funksionimit ndizet në të verdhë në gjysmë fuqie
dhe në të kuqe në fuqi të plotë, në varësi të shpejtësisë së
qarkullimit të ujit.
6.2
Fikja
•
Mbyllni rubinetin dhe pajisja do të fiket.
6.3
Rregullimi i temperaturës së ujit
•
Hapni rubinetin plotësisht dhe pajisja ndizet.
•
Tani rritni temperaturën e ujit duke ulur qarkullimin e ujit.
Informacion: Në dimër, temperatura e furnizimit me ujë mund
të jetë më e ulët, prandaj nuk do të arrihet temperatura e ujit në
dalje të rubinetit. Vazhdoni siç përshkruhet te "Lidhja e ujit".
7
Pastrimi
Mos përdorni për pastrim detergjente acide ose gërryese!
Mos përdorni pastrues me avull.
TR4000 | TR4000R – 6720876021 (2022/04)
•
Pastrojeni pajisjen nga jashtë me një agjent pastrues të
butë.
•
Pastroni papastërtitë dhe depozitimet e çmërsit në filtrin e
aeratorit.
8
Mirëmbajtja
Riparimet dhe mirëmbajtja mund të kryhen vetëm nga
përfaqësuesi i shërbimit të autorizuar të klientit për të
shmangur burimet e mundshme të rrezikut.
•
Furnizimi me energji elektrike dhe furnizimi me ujë duhet të
mbyllen përpara se të kryhet ndonjë punim në pajisje.
9
Shërbimi i klientit
Ne ju kërkojmë që kur telefononi inxhinierin e shërbimit të
klientit të jepni gjithmonë numrin E-No . dhe FD-No . të pajisjes.
Numrin do ta gjeni mes dy grykëzave të lidhjes së ujit të bojlerit
me qarkullim të vazhdueshëm.
10
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit
Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për
ne objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me
mbrojtjen e ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet
ekonomike, përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të
mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit
sipas specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një
ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të
dëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të
riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë
mënyrë, pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen
ose të hidhen.
Udhëzimet e përdorimit
75