Télécharger Imprimer la page

Skil 2321 Notice Originale page 119

Masquer les pouces Voir aussi pour 2321:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
NDËRRImI I BATERIVE
• Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar
me veglën
• Mos i prekni kontaktet në karikues
• Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
• Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të njoma
• Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C apo të bjerë nën 0°C
• Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
• Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
• Nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga burimi i
energjisë
SHPJEGImI I SImBOLEVE NË kARIkUES/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të
brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,
prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
7 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
8 mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
9 mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
PËRDORImI
• Ndezje/Fikje 0
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë !
• Karikimi i baterisë @
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
- drita jeshile B do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim @a
- futni baterinë në karikues si në ilustrim @b
- drita jeshile B do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet @b
- pas afro 1 ore bateria do të karikohet plotësisht dhe
drita jeshile B do të qëndrojë aktive pas pulsimit @c
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- nëse drita jeshile B nuk pulson pas futjes së baterisë,
kjo mund të nënkuptojë që:
1) bateria është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë
(karikuesi karikon bateritë vetëm kur temperatura
është midis 0°C dhe 45°C)
2) bateria duhet të ndërrohet
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo
kohë (ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e
dëmton baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para
karikimit (nuk ka "efektin e memories" si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
- një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit
tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të
ndërrohet
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit #
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove të shpimit $
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
- përdorni puntot e vidhosjes në kombinim me një
mbajtëse puntosh
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) %
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit C rrotullohet nga 1 në 19; pozicioni D do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
• Drita ndriçuese F ^
Drita ndriçuese F ndizet automatikisht kur aktivizoni
çelësin A 2
• Mbrojtja e baterisë
Fik automatikisht pajisjen kur
1) ngarkesa është shumë e lartë
2) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të
lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në +60°C
3) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës &
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit G 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
kËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Përdorni puntot e duhura *
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
119

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

F0152321