Funksionet - Vaillant VAZ CPC Notice D'emploi

Masquer les pouces Voir aussi pour VAZ CPC:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 50
4.3.3.1 Ventilimi / ajrimi
Në regjimin manual mund të aktivizohet
funksioni i ventilimit ose ajrimit. Kështu,
pajisjen e ajrimit të banesës punojnë në
vazhdimësi me shpejtësi të lartë ajrimi.
Me ventilimin të aktivizuar, pajisjet e ajrimit
të banesës furnizojnë vazhdimisht me
ajër të freskët nga jashtë-brenda. Kështu,
rigjeneratorët në pajisjet e ajrimit të
banesës, e emetojnë nxehtësinë e ruajtur
në ajrin e jashtëm që hyn brenda.
Me ajrimin të aktivizuar, pajisjet e ajrimit të
banesës furnizojnë vazhdimisht me ajër të
konsumuar, nga brenda-jashtë.
Reagimi:
– Gjatë aktivizimit të ventilimit /
ajrimit, drita LED pulson tek NJËSIA
QENDRORE një herë me ngjyrë të kuqe
dhe pas tre sekondash edhe njëherë me
ngjyrë të kuqe.
– Për sa kohë që ventilimi / ajrimi është
aktiv, drita LED pulson tek NJËSIA
QENDRORE një herë në ngjyrë të kuqe.
Udhëzim
Për të mundësuar një këmbim të
mirë të ajrit, kur ventilimi / ajrimi
është aktiv është e përshtatshme
të hapni dritaren.
4.3.3.2 Ajrimi i tërthortë
Gjatë regjimit manual, funksioni i ajrimit
të tërthortë mund të aktivizohet. Kështu,
pajisjen e ajrimit të banesës punojnë në
vazhdimësi me shpejtësi të ulët ajrimi.
Gjatë ajrimit të tërthortë, pajisjet e ajrimit
të banesës prodhojnë një rrymë ajri për
një kohë të gjatë. Drejtimi i rrymës së ajrit
mund të komandohet përmes dy butonave:
– NJËSIA QENDRORE dhe pajisjet
e ajrimit të banesës që punojnë të
sinkronizuara, ndërsa të gjitha pajisjet e
tjera të ajrimit të banesës ventilojnë.
– NJËSIA QENDRORE dhe pajisjet e
ventilimit të banesës që punojnë të
0020237951_04 Manuali i përdorimit
sinkronizuara, ndërsa të gjitha pajisjet e
tjera të ajrimit të banesës ajrosin.
Reagimi:
– Gjatë aktivizimit të ajrimit të tërthortë,
drita LED pulson tek NJËSIA
QENDRORE dy herë me ngjyrë të kuqe
dhe pas tre sekondash edhe dy herë të
tjera me ngjyrë të kuqe.
– Për sa kohë që ajrimi i tërthortë është
aktiv, drita LED pulson tek NJËSIA
QENDRORE një herë në ngjyrë të kuqe.

4.4 Funksionet

4.4.1 Lagështia e ajrit
Ju mund ta rregulloni vlerën kufi për
monitorimin me sensor të lagështisë
relative të ajrit në tre gradacione.
Monitorimi me sensor është aktiv vetëm
gjatë regjimeve të modalitetit automatik
ose modalitetit ekonomik.
Gradacionet e zgjedhshme janë:
– I ulët: 40 %
– I mesëm : 55 % (rregullimi i fabrikës)
– I lartë: 70 %
Reagimi:
– Pas zgjedhjes së vlerës kufi të
lagështisë së ajrit, drita LED pulson disa
herë me ngjyrë të kuqe tek NJËSIA
QENDRORE (një pulsim për çdo
gradacion të lagështisë së ajrit).
Udhëzim
Nëse rregulloni vlerën kufi të
lagështisë së ajrit për herë të
parë, atëherë llogaritet lagështia
aktuale e ajrit. Gjatë matjes mund
të ndodhë që pajisja e ajrimit të
banesës të kalojë në modalitetin e
ajrimit.
4.4.2 Shpejtësia e ajrimit
Ju mund ta rregulloni shpejtësinë e
ajrimit me shumë gradacione për regjimin
manual.
Funksionimi 4
117

Publicité

Table des Matières

Dépannage

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Vaz cpcw

Table des Matières