REKTIFIKIMI ME KËND
AGM1088
Ju falënderojmë që bletë këtë produkt nga Ferm.
Duke vepruar në këtë mënyrë, tani ju keni në dorë
një produkt të shkëlqyer që ofrohet nga një nga
kompanitë lider në Evropë.Të gjitha produktet e
ofruara nga Ferm prodhohensipas standardeve
më të larta të performancës dhetë sigurisë. Si
pjesë të filozofisë sonë, ne ofrojmë gjithashtu një
shërbim të shkëlqyer për klientin, të mbështetur
edhe nga garancia jonë gjithëpërfshirëse.
Shpresojmë se do të mbeteni të kënaqur nga
përdorimi i këtij produkti në punën tuaj në vitet që
vijnë.
PARALAJMËRIMET PËR
SIGURINË
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes këto paralajmërime
për sigurinë, paralajmërimet shtesë
për sigurinë dhe instruksionet
e përdorimit. Mosndjekja e
paralajmërimeve për sigurinë dhe e
instruksioneve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim
të rëndë. Ruani paralajmërimet
për sigurinë dhe instruksionet për
referencë në të ardhmen.
Në manualin e përdoruesit ose në produkt
përdoren simbolet e mëposhtme:
Lexoni manualin e përdoruesit.
Rrezik lëndimi personal.
Rrezik goditjeje elektrike.
Shkëputni menjëherë spinën elektrike
nga rrjeti elektrik nëse kordoni elektrik
dëmtohet dhe gjatë pastrimit dhe
mirëmbajtjes.
Rrezik i objekteve që fluturojnë. Mbani
kureshtarët larg nga zona e punës.
96
Vendosni syze mbrojtëse.
Përdorni mbrojtje për dëgjimin.
Vishni doreza sigurie
Mos e shtypni butonin e bllokimit të
boshtit kur motori është duke punuar.
Rrezik zjarri.
Izolim i dyfishtë.
Mos e hidhni produktin në kazanë
mbetjesh të papërshtatshëm.
Produkti është në përputhje me
standardet e zbatueshme për sigurinë në
direktivat evropiane.
Paralajmërime shtesë për sigurinë për gurët
rektifikues me kënd
• Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur
si pajisje rektifikimi ose makinë për prerje me
gur abraziv. Pajisja nuk është e përshtatshme
për punë të tilla, si p.sh. smerilimi, pastrimi me
furçë teli, lustrimi etj. Rrezik lëndimi personal.
• Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe nuk rekomandohen në mënyrë specifike
nga prodhuesi. Rrezik lëndimi personal.
• Kontrolloni pajisjen dhe aksesorët përpara
çdo përdorimi. Mos përdorni aksesorë që
janë përkulur, plasaritu apo janë dëmtuar në
një mënyrë tjetër. Nëse pajisja ose një nga
aksesorët rrëzohet në tokë, kontrolloni pajisjen
ose aksesorin për dëmtim. Nëse nevojitet,
ndërroni aksesorin.
• Pas montimit të aksesorëve vëreni pajisjen në
punë pa ngarkesë në një zonë të sigurt. Nëse
pajisja dridhet shumë, fikeni atë menjëherë,
shkëputni spinën elektrike nga rrjeti elektrik
dhe provoni të zgjidhni problemin.
• Sigurohuni që shpejtësia maksimale e diskut
rektifikues është më e madhe ose e barabartë
me shpejtësinë maksimale të pajisjes. Shihni
etiketën e parametrave në pajisje.
• Përdorni vetëm disqe rektifikues që kanë
trashësinë e duhur dhe diametrin e jashtëm të