Télécharger Imprimer la page

Geberit SIGMA10 Manuel D'entretien page 475

Masquer les pouces Voir aussi pour SIGMA10:

Publicité

Siguria
Rreth këtij dokumenti
Ky dokument vlen për mirëmbajtjen profesionale të njësisë së komandimit për WC Geberit me
aktivizim automatik të shpëlarjes, me funksionim elektrik ose funksionim me bateri, me pllakë
komandimi Sigma10.
Ky dokument vlen për realizimin e kësaj njësie komandimi për WC me ndërfaqen e Bluetooth®. Kjo
njësi e komandimit për WC është e shënuar me shprehjen "BAWC-04-A" ose "BAWC-04-B" dhe me
logonGeberit Connect në etiketën e tipit.
Grupi i synuar
Ky produkt lejohet të mirëmbahet dhe riparohet vetëm nga punonjës të specializuar. Një punonjës i
specializuar është një person, i cili për shkak të shkollimit, trajnimit dhe/ose përvojës së tij është i
aftë të dallojë evitojë rreziqet që shfaqen gjatë përdorimit të produktit.
Përdorimi i parashikuar
Njësia e komandimit për WC Geberit me aktivizim elektronik të shpëlarjes, me funksionim elektrik
ose funksionim me bateri, me pllakë komandimi Sigma10, është përcaktuar për aktivizimin e
shpëlarjes në kasetat e shkarkimit inkaso Geberit Sigma.
Udhëzimet e sigurisë
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale për riparimet.
• Mos bëni ndryshime ose instalime shtesë në produkt.
Përmbledhje e niveleve të paralajmërimit dhe simboleve në këtë manual
Nivelet e paralajmërimit dhe simbolet
KUJDES
Tregon një rrezik që mund të shkaktojë dëme materiale nëse nuk evitohet.
Tërheq vëmendjen mbi një informacion të rëndësishëm.
27021602280603019 © 09-2024
970.755.00.0(03)
SQ
475

Publicité

loading