Shqip
Siguria dhe përdorimi
Ju lutem lexoni këtë kapitull me kujdes para se ta përdorni pajisjen.
Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për dëmin, që mund të
rezultojë si pasojë e përdorimit të papërshtatshëm ose përdorimit në
kundërshtim me udhëzimet e përfshira këtu.
• Mos e përdorni pajisjen kur automjeti nuk është parkuar në mënyrë të sigurt.
Në shumë vend e është e ndaluar të përdorni një pajisje dore ndërsa drejtoni
automjetin.
• Zbatoni kufizimet lidhur me përdorimin në vende të caktuara (spitale, avionë,
pika karburanti, shkolla, etj.).
• Fikeni pajisjen para se të hipni në avion.
• Fikeni pajisjen kur jeni në institucione të kujdesit shëndetësor, përveçse në
vendet e caktuara.
• Fikeni pajisjen kur keni pranë gaz ose lëngje të djegshme.
Zbatoni me përpikëri të gjitha tabelat dhe udhëzimet në depot e karburantit,
në pikat e karburanteve, në fabrikat e lëndëve kimike ose në çfarëdo ambienti
tjetër që mund të shpërthejë kur e përdorni pajisjen.
• Fikeni celularin ose pajisjen me valë kur jeni në një zonë shpërthimi ose në zona
në të cilat janë vendosur tabela, në të cilat kërkohet që "radiot dy-drejtimëshe"
ose "pajisjet elektronike" të fiken për të shmangur interferencat me
operacionet e shpërthimit.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për të përcaktuar
nëse përdorimi i pajisjes mund të interferojë me përdorimin e pajisjes suaj
mjekësore. Kur pajisja është e ndezur, ajo duhet të mbahet të paktën 15 cm
çdo pajisjeje mjekësore, të tillë si stimuluesi kardiak, aparati i dëgjimit, pompa
e insulinës, etj.
• Mos i lini fëmijët ta përdorin pajisjen dhe/ose të luajnë me pajisjen dhe
aksesorët pa mbikëqyrje.
• Për të reduktuar ekspozimin ndaj valëve radio, rekomandohet që:
- Ta përdorni pajisjen kur sinjali është i mirë, siç tregohet në ekran (katër ose
pesë vija);
- Të përdorni një kit për përdorim pa duar;
- Ta përdorni pajisjen në mënyrë të përgjegjshme, sidomos për fëmijët dhe
adoleshentët, për shembull duke shmangur telefonatat natën dhe duke e
pakësuar shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e telefonatave;
- Mbajeni pajisjen larg nga barku i grave shtatzëna ose nga pjesa e poshtme e
barkut të adoleshentëve.
• Mos lejoni që pajisja të ekspozohet ndaj motit të pafavorshëm ose kushteve
mjedisore (njomësi, lagështi, shi, infiltrim lëngjesh, pluhur, ajri i detit, etj). Kufiri
i temperaturës së funksionimit i rekomanduar nga prodhuesi është nga 0°C
(32°F) në 40°C (104°F). Mbi 40°C (104°F), leximi i ekranit të pajisjes mund të
jetë i dobët, megjithëse kjo është e përkohshme dhe jo serioze.
• Përdorni vetëm bateri, karikues baterish dhe aksesorë që janë të pajtueshëm
me modelin e pajisjes suaj.
• Mos e përdorni pajisjen nëse është dëmtuar, si për shembull nëse ka ekranin
të thyer ose kapakun e pasmë të shtypur keq, pasi kjo mund të shkaktojë
lëndime ose dëmtime.
• Mos e mbani pajisjen të lidhur me karikuesin për kohë të gjatë ndërkohë që
bateria është e karikuar plotësisht pasi kjo mund të shkaktojë tejnxehje dhe të
shkurtojë jetën e baterisë.
• Mos flini me pajisjen në trup ose në krevat. Mos e vendosni pajisjen poshtë
batanijes, jastëkut ose trupit, sidomos kur është e lidhur me karikuesin pasi kjo
mund të bëjë që pajisja të nxehet tepër.
AL
6