Télécharger Imprimer la page

TCL 501 Guide De Démarrage Rapide page 12

Masquer les pouces Voir aussi pour 501:

Publicité

AL
Përditësimi i softuerit
Kostot për lidhjet që lidhen me gjetjen, shkarkimin dhe instalimin e përditësimeve
të softuerit për sistemin operativ të pajisjes suaj ndryshojnë në varësi të ofertës
që keni marrë nga operatori i telekomunikacionit. Përditësimet do të shkarkohen
automatikisht, por instalimi i tyre kërkon aprovimin tuaj.
Në rast se refuzoni ose harroni të instaloni një përditësim, kjo mund të ndikojë
te performanca e pajisjes suaj, dhe në rastin e një përditësimi sigurie, kjo mund
ta ekspozojë pajisjen tuaj ndaj rreziqeve. Për më shumë informacion rreth
përditësimit të softuerit, ju lutemi të shkoni në tcl.com
Deklarata e privatësisë për përdorimin e pajisjes
Të gjitha të dhënat personale që ndani me TCL Communication Ltd. do të
trajtohen sipas njoftimit tonë për privatësinë. Mund ta shikoni njoftimin tonë për
privatësinë duke vizituar faqen tonë të internetit: https://www.tcl.com/global/en/
communication-privacy-policy
Deklaratë mohimi
Midis përshkrimit në manualin e përdoruesit dhe funksionimit të pajisjes mund
të ketë disa ndryshime, në varësi të versionit të softuerit të pajisjes ose të
shërbimeve të veçanta të operatorit. TCL Communication Ltd. nuk do të jetë
përgjegjës për këto ndryshime, nëse ka, as për pasojat e tyre të mundshme,
përgjegjësia e të cilave do të jetë vetëm e operatorit.
Garancia e kufizuar
Si konsumator, ju mund të keni të drejta ligjore (statutore) të cilat janë përveç
atyre të përcaktuara në këtë garanci të kufizuar që ofrohet me dëshirë nga
prodhuesi, si për shembull ligjet për konsumatorin të vendit ku jetoni ("Të drejtat
e konsumatorit"). Kjo garanci e kufizuar tregon situata të caktuara se në të cilat
prodhuesi do të sigurojë ose nuk do të sigurojë një zgjidhje për pajisjen TCL. Kjo
garanci e kufizuar nuk kufizon ose nuk përjashton asnjë prej të drejtave TUAJA
si konsumator të cilat lidhen me pajisjen TCL.
Për më shumë informacion rreth garancisë së kufizuar, shkoni në
https://www.tcl.com/global/en/warranty
Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që ju pengon ta përdorni normalisht, duhet
të informoni menjëherë shitësin dhe ta paraqitni telefonin me provën e blerjes.
10

Publicité

loading