Télécharger Imprimer la page

Makita EM409MP Instructions D'emploi page 229

Masquer les pouces Voir aussi pour EM409MP:

Publicité

3.
Vidhosni kokën prerëse prej najloni në bosht.
4.
Pas instalimit të kokës prerëse prej najloni, hiqni
çelësin hekzagonal.
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës ndërsa e mbani rondelën
hyrëse me çelësin hekzagonal.
Instalimi i diskut plastik
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Nëse gjatë punës disku plastik
përplaset aksidentalisht në një gur ose objekt të
fortë, fikeni veglën dhe kontrollojeni për ndonjë
dëmtim. Nëse disku plastik dëmtohet, ndërrojeni
menjëherë. Përdorimi i një vegle prerëse të dëmtuar
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Sigurohuni që pas instalimit të
hiqni çelësin hekzagonal.
VINI RE:
Sigurohuni që të përdorni disk plastik
origjinal nga "Makita".
► Fig.12: 1. Disku plastik 2. Rondela hyrëse 3. Boshti
4. Çelësi hekzagonal 5. Shtrëngimi
1.
Sigurohuni që rondela hyrëse është vendosur në
bosht.
2.
Futni çelësin hekzagonal në vrimën në kutinë e
ingranazheve dhe rrotulloni boshtin derisa boshti të
kyçet.
3.
Vendoseni fletën plastike direkt mbi boshtin e
filetuar dhe shtrëngojeni.
4.
Hiqni çelësin hekzagonal.
Për të hequr diskun plastik, rrotullojeni në drejtim të
akrepave të orës ndërsa e mbani rondelën hyrëse me
çelësin hekzagonal.
Montimi i tubit bashkues
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë që tubi i
aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi
i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia
elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
1.
Rrotullojeni levën e njësisë elektrike drejt anës së
aksesorit.
► Fig.13: 1. Leva
2.
Hiqni kapakun e aksesorit. Bashkërenditni kunjin
me shenjën e shigjetës dhe futeni tubin e aksesorit
derisa butoni i lëshimit të kërcejë lart.
► Fig.14: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës
3. Kunji
3.
Lëvizeni levën drejt anës së njësisë elektrike.
► Fig.15: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me
tubin.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt anës së
aksesorit dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë
butonin e lëshimit.
► Fig.16: 1. Butoni i lëshimit 2. Leva 3. Tubi
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
dhe masat paraprake në kapitullin
"PARALAJMËRIME SIGURIE" dhe në manualin e
përdorimit të njësisë elektrike.
PARALAJMËRIM:
lëviz në minimo, rregulloni dhe ulni shpejtësinë e
minimos së motorit. Ndryshe, nuk mund ta ndaloni
veglën prerëse duke mbyllur akseleratorin dhe mund
të shkaktoni lëndime të rënda.
Rregullimi i pozicionit të varëses
dhe rripit të krahut
Për DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa
kordon, EX2650LH Kokë elektrike me shumë funksione
PARALAJMËRIM:
nëse nuk mund të rregulloni pozicionin e varëses
dhe gjatësinë e rripit të krahut brenda kufijve të
ilustruar. Përdorimi i veglës me ekuilibrin e pasaktë
të peshës mund ta sjellë veglën prerëse lart dhe
mund të rezultojë në lëndim personal.
Kur zëvendësoni një aksesor me një tjetër, ekuilibri i
peshës së pajisjes mund të ndryshojë. Në një rast të
tillë, rregulloni pozicionin e varëses dhe gjatësinë e rripit
të krahut si më poshtë.
► Fig.17: 1. Varësja
Për të ndryshuar pozicionin e varëses, lironi dadon
shtrënguese në varëse dhe më pas lëvizni varësen.
Rregulloni pozicionin e varëses dhe gjatësinë e rripit të
krahut në mënyrë që:
varësja pozicionohet 750 mm ose më larg nga toka,
vegla prerëse pozicionohet 100 mm deri në 300
mm lart nga toka dhe,
pjesa jo e mbrojtur e veglës prerëse horizontalisht
është 750 mm ose më larg nga varësja.
Pas rregullimit të pozicionit të varëses, shtrëngoni mirë vidën
me një çelës ose kaçavidë (në varësi të njësisë elektrike).
Rregullimi i rripave të krahut
Për DUX18/UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
PARALAJMËRIM:
nëse nuk mund të rregulloni gjatësinë e rripave
të krahut brenda kufijve të ilustruar. Përdorimi i
veglës me ekuilibrin e pasaktë të peshës mund ta
sjellë veglën prerëse lart dhe mund të rezultojë në
lëndim personal.
Kur zëvendësoni një aksesor me një tjetër, ekuilibri i
peshës së pajisjes mund të ndryshojë. Në një rast të
tillë, rregulloni gjatësinë e rripave të krahut si më poshtë.
► Fig.18: 1. Varësja
Rregulloni gjatësinë e rripave të krahut në mënyrë që:
varësja pozicionohet 750 mm ose më larg nga toka,
vegla prerëse pozicionohet 100 mm deri në 300
mm lart nga toka dhe,
pjesa jo e mbrojtur e veglës prerëse horizontalisht
është 750 mm ose më larg nga varësja.
229 ALBANIAN
Ndiqni paralajmërimet
Nëse vegla prerëse
Mos e përdorni veglën
Mos e përdorni veglën

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Em408mp191n31-5