d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes
së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një
pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë
dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të
këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.
Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së
punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të
gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe
dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera,
bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët
në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e
punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe
më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet
me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të
ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse
dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR MPREHËSET KËNDORE
1) UDHËZIMET E SIGURISË PËR TË GJITHA VEPRIMET
a) Kjo vegël pune është e projektuar të përdoret si
pajisje për mprehje, smerilim, fërkim me tej ose për
prerje. Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë,
udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet të dhëna me
këtë vegël pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve
më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr
dhe/ose dëmtime të rënda.
b) Kjo vegël pune nuk rekomandohet për lustrime.
Veprimet për të cilat nuk është i përcaktuar përdorimi i
kësaj vegle, mund të shkaktojnë një rrezik dhe të
shkaktojnë lëndime personale.
c) Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar
dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga
prodhuesi i pajisjes. Vetëm fakti se aksesori mund të
lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të
sigurt.
d) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në
veglën e punës. Aksesorët që punojnë më shpejt se
shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë.
e) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës
së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund
të ruhen ose të kontrollohen si duhet.
f) Montimi me filetim i aksesorëve duhet të përputhet
me filetimin e boshtit të pajisjes mprehëse. Për
aksesorët që montohen me fllanxha, vrima e boshtit
kryesor të aksesorit duhet të përputhet me
diametrin e vendosjes së fllanxhës. Aksesorët që nuk
përputhen me mekanizmin e montimit të veglës së punës
do të humbin ekuilibrin, do të dridhen më shumë se sa
duhet dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.
g) Mos përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo
përdorimi, kontrolloni aksesorët si rrotat gërryese
për krisje ose ciflosje, fletët mbështetëse për krisje,
çarja ose konsum të tepërt, furçat e telit për tela të
liruar ose të thyer. Nëse vegla e punës ose aksesori
ju bie, kontrollojeni për dëmtime ose montoni një
aksesor të padëmtuar. Pasi të kontrolloni dhe të
montoni një aksesor, qëndroni dhe vendosni
personat e tjerë larg nga plani i aksesorit rrotullues
dhe përdoreni veglën e punës me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë. Aksesorët e
dëmtuar normalisht do të thyhen gjatë kësaj kohe prove.
h) Përdorni pajisje personale mbrojtëse 4. Në varësi
të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose
maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për
pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e
vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset
e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë
të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e
pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë
grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë ndaj
zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
i) Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të
sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në
159