SQ
Siguria
Rreth këtij dokumenti
Ky dokument vlen për mirëmbajtjen profesionale të produkteve të mëposhtme:
• Pisuaret Geberit Preda, Selva dhe Tamina me njësi komandimi të integruar, funksionim elektrik
• Pisuaret Geberit Preda, Selva dhe Tamina me njësi komandimi të integruar, funksionim me bateri
• Pisuaret Geberit Preda, Selva dhe Tamina me njësi komandimi të integruar, funksionim i pavarur
Ky dokument vlen për realizimin e këtyre pisuareve me ndërfaqen e lidhjes Bluetooth®. Këto pisuare
janë të shënuara me shprehjen "IRUR-15-A" dhe me logon Geberit Connect në etiketën e tipit.
Grupi i synuar
Ky produkt lejohet të mirëmbahet dhe riparohet vetëm nga punonjës të specializuar. Një punonjës i
specializuar është një person, i cili për shkak të shkollimit, trajnimit dhe/ose përvojës së tij është i
aftë të dallojë evitojë rreziqet që shfaqen gjatë përdorimit të produktit.
Përdorimi i parashikuar
Pisuaret shërbejnë për urinimin në këmbë. Pisuari është parashikuar për funksionim me shpëlarje
me ujë. Çdo përdorim tjetër konsiderohet si jo në përputhje me përdorimin e parashikuar.
Udhëzimet e sigurisë
• Riparimet, konvertimet dhe instalimet shtesë lejohen të kryhen vetëm nga teknikë specialistë të
trajnuar në fushën e pajisjeve sanitare.
• Ndërrimi i pjesëve që përçojnë energji elektrike lejohet të kryhet vetëm nga teknikë specialistë të
trajnuar në fushën e energjisë elektrike.
• Duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi Geberit.
460
90071995661314699 © 11-2022
970.650.00.0(02)