6
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Mirëmbajtja
Produkti nuk ka nevojë për mirëmbajtje.
▶ Riparimet kryhen vetëm nga specialisti.
Pastrimi
▶ Pastrojeni produktin me një leckë të butë, të pastër, të
thatë dhe që nuk lëshon fije. Mos përdorni solucione
pastrimi.
Trajtimi i papërshtatshëm ( kap. 2.2) ose mosndjekja e
paralajmërimeve të rrezikut mund të ndikojë në mbrojtjen e
mbështetur nga pajisja.
7
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit
Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për
ne objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me
mbrojtjen e ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet
ekonomike, përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të
mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit
sipas specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një
ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të
dëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të
riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë
mënyrë, pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen
ose të hidhen.
B-THIW/B-THIW24 – 6721869243 (2024/08)
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të
hidhet me mbeturina të tjera, përkundrazi duhet të
dërgohet në pikat e grumbullimit të mbeturinave
për trajtim, grumbullim, riciklim dhe asgjësim.
Simboli është i vlefshëm në shtetet ku zbatohen
rregulloret për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike,
p.sh. "(MB) Rregulloret e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike 2013 (të ndryshuara)". Këto rregullore
përcaktojnë kuadrin për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të
vjetra elektronike që zbatohet në secilin shtet.
Meqenëse pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca
të rrezikshme, ato duhet të riciklohen me përgjegjësi në
mënyrë që të minimizohet çdo dëm i mundshëm në mjedis dhe
shëndetin e njeriut. Për më tepër, riciklimi i mbetjeve
elektronike ndihmon në ruajtjen e burimeve natyrore.
Për informacion shtesë mbi asgjësimin ekologjik të pajisjeve të
vjetra elektrike dhe elektronike, ju lutemi të kontaktoni
autoritetet përkatëse lokale, shërbimin tuaj të hedhjes së
mbeturinave shtëpiake ose shitësin me pakicë ku keni blerë
produktin.
Mund të gjeni më shumë informacion këtu:
www.bosch-homecomfortgroup.com/en/company/legal-
topics/weee/
6
111