5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri
a) Karikoni bateritë vetëm në karikues, të cilët
këshillohen nga pro dhuesi. Për një karkikues i cili
është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish,
ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë
gjë në makineritë. Përdorimi i baterive të tjera mund të
shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapë
set e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose
nga objektet e tjera të vogla metalike
pasi ato mund të shkaktojë një lidhje të kontakteve.
Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të
ketë si pasojë djegie ose zjarr.
d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të.
Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me
ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet
të kërkoni edhe ndihmën e mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime
të lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndry
shuar. Bateritë e dëmtuara ose të ndryshuara mund të
sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të çojnë në zjarr,
shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose tem
peraturave tepër të larta. Zjarri dhe temperatura mbi
130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe
mos e karikoni baterinë ose veglën me bateri kurrë
GAR_09884-20.961.02_2024-07-04.indd 219
GAR_09884-20.961.02_2024-07-04.indd 219
jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në
manualin e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi
jashtë diapazonit të lejuar të temperaturës mund ta
dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
6) Servisi
a) Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel
të kualifikuar dhe spe cializuar dhe vetëm me pjesë
këmbimi origjinale. Në këtë mënyrë garantohet që
siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara.
Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi
ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Udhëzime sigurie për prerëse ligustrash
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika.
Mos u përpiqni ta largoni materialin e prerë kur
thikat janë ende në lëvizje ose ta fiksoni materialin
që do të pritet. Thikat lëvizin më tej pas fikjes së çelësit.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëses së
ligustrave mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni prerësen e ligustrave në dorezë kur
thika është ndalur dhe pa i pasur gishtat afër çelë
sit të rrymës. Mbajtja e duhur e prerëses së ligustrave
ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm dhe të një plagosje
të shkaktuar nga thika.
c) Kur transportohet ose ruhet prerësja e ligustra
ve, vendosini gjithmonë mbulesën mbi thikë.
Trajtimi i duhur i prerëses së ligustrave ul rrezikun e plago-
sjes nga thika.
219
04.07.24 11:17
04.07.24 11:17