AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORIMIT
•
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
•
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
•
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
•
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
•
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
•
materialet me të cilat dëshironi të punoni
GJATË PËRDORIMIT
•
Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
•
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
•
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
•
Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
•
Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse dhe mbani një pozicionim të sigurt
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
•
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
•
Ndezje/Fikje 6
•
Kontrolli i shpejtësisë maksimale 7
- Me anë të rrotës B shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë
•
Zgjedhja e modalitetit të veprimit 8
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- shtypni butonin C për të zhbllokuar çelësin D
- në fillim rrotulloni çelësin D në modalitetin e dëshiruar
të funksionimit deri sa të bllokohet me kërcitje
- më pas rrotulloni çelësin E në modalitetin e dëshiruar
të funksionimit
1 = shpim normal/vidhosje
2 = shpim me goditje
3 = gërryerjeje
! filloni të punoni vetëm kur çelësi D të jetë i
bllokuar
- për shpime në dru, metal dhe plastikë si dhe për
vidhosje, duhet të përdorni përshtatësin përkatës
(shikoni: Këshilla për përdorimin)
- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar
pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në
kontakt me materialin e punës
- kërkon pak kohë që mekanizmi i çekiçit të arrijë fuqinë
e impaktit të plotë
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
•
Ndërrimi i puntove 9
! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin SDS+ para
lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese F dhe futni aksesorin në
mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri sa
të vendoset; aksesori do të bllokohet automakisht në
pozicionin përkatës
- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar
si duhet
- hiqeni aksesorin duke tërhequr këmishën bllokuese F
! aksesori SDS+ kërkon liri veprimi gjë që
shkakton rrotullim jashtë qendrës kur pajisja
është pa ngarkesë; sidoqoftë aksesori centrohet
automatikisht vetë gjatë përdorimit pa ndikuar në
saktësinë e shpimit
! mos përdorni punto/dalta me bosht të dëmtuar
•
Freksioni i sigurisë
nëse aksesori bllokohet, mekanizmi në aks ndërpritet
(duke shkaktuar një zhurmë dridhjeje)
- fikni menjëherë pajisjen
- hiqni aksesorin e bllokuar
- ndizni përsëri pajisjen
•
Rregullimi i thellësisë së shpimit q
•
Mbajtja dhe drejtimi i veglës w
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse G (mund të
rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Përdorni puntot e duhura e
•
! përdorni vetëm punto/dalta të mprehta
•
Për shpime në dru, metal dhe plastikë si dhe për
vidhosje, përdorni përshtatësin përkatës r
- pastroni dhe lubrifikoni pak përshtatësin para lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese F 2 dhe futni përshtatësin
në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri
sa të vendoset; përshtatësi do të bllokohet automakisht
në pozicionin përkatës
- tërhiqeni përshtatësin për të kontrolluar nëse është
bllokuar si duhet
105