Télécharger Imprimer la page

Skil F0159222 Serie Notice Originale page 167

Publicité

! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas
fikjes së veglës
• Kontrolli i presionit 9
Paralajmëron përdoruesin kur ushtrohet shumë presion
mbi pajisje gjatë punës (presioni i tepërt zvogëlon
rendimentin e mprehjes/prerjes dhe e dëmton pajisjen)
- kur mbi vegël ushtrohet një presioni i mjaftueshëm,
ndizet drita JESHILE
- kur presioni është shumë i madh, pranë dritës jeshile
ndizen edhe dritat e KUQE (ulni presionin)
- kur presioni është shumë herë më i madh, ndizen
vetëm dritat e KUQE (ulni menjëherë presionin)
• Mprehja 0
- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare
! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje
anësore
• Prerja !
- mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes
- lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si
shigjeta në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen
e saj nga vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar
- mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e
diskut prerës që të bëjë vetë punën
- shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga
materiali që do të pritet
- mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion anësor
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri @
- mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart, në
mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të
gjitha momentet
- kini parasysh drejtimin e rrotullimit; mbajeni gjithmonë
veglën në mënyrë që shkëndijat dhe pluhuri i
mprehjes/prerjes të largohet nga trupi juaj
- garantoni një qëndrim të sigurt
- mbajini të çarat e ajrimit L 2 të pambuluara
kËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Në vend të fllanxhës C 2, mund të përdorni fllanxhën me
kapje të shpejtë "CLIC" (aksesori 2610388766 nga
SKIL); disqet mprehëse/prerëse mund të montohen më
pas pa përdorimin e çelësave të aksesorit
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes L 2)
! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke
futur objekte me majë nëpërmjet të çarave
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një
qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
mJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli # do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEkLARATA E kONFORmITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
27.01.2014
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 89 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 100 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi ✱ m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5
m/s²)
✱ gjatë mprehjes në sipërfaqe 14,6 m/s²
✱ gjatë smerilimit 9,1 m/s²
! përdorimet e tjera (si prerja ose fërkimi me tela)
mund të ketë vlera të ndryshme të dridhjes
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
167

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

9222