Télécharger Imprimer la page

Dolmar PM461R Manuel D'instructions D'origine page 204

Tondeuse thermique

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT
KUJDES: Mos lejoni mbledhjen e papastërtive
apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të
filtrit të ajrit.
Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të mirëmbahet
(pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale. Elementi me
shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht nëse kositësja
përdoret në kushte të thata dhe pluhuri. (referojuni
MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT)
Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT
1. Ngrini lidhësen mbi kapakun e filtrit. (Fig. 25A,
Fig. 25B)
2. Hiqni kapakun e filtrit.
3. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. MOS
PËRDORNI BENZINË!
4. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
5. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe
shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.
6. Riinstaloni filtrin.
7. Mbyllni kapakun e filtrit.
SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është
ngrënë, konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të
pastrohet.
10-2 TEHU I PRERJES
KUJDES: Sigurohuni ta shkëputni dhe ta
tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të
motorit. Mbroni duart duke përdorur doreza të trasha apo
stof të trashë për të kapur tehet e prerjes.
Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm
të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit.
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.
VINI RE: Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut
për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja.
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë.
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim.
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të
drejtpeshojë njësoj. (Fig. 26)
Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në
pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni Fig. 26.
204
Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin
heksagonal. Shtrëngojeni bulonin heksagonal me fuqinë e
listuar më poshtë.
10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT
Buloni qendror duhet të shtrëngohet me fuqi 35 - 45 Nm.
Për të siguruar përdorim të sigurt të njësisë tuaj. TË
GJITHË bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas
herë për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë,
sidomos në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen
dhe do të humbasin disi formën fillestare. Efikasiteti i
prerjes do të bjerë dhe tehu duhet ndërruar.
Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga
fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar
mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ta ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të
shënuar në teh (DOLMAR 263001433 për PM-411 C;
DOLMAR 263001451 për PM461R) (për të porositur
tehun, kontaktoni me shitësin vendor ose telefononi
kompaninë tonë).
VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.
10-4 MOTORI
Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit
sipas manualit të posaçëm të motorit. Pastrojeni çdo disa
orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur.
Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet
mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga
zona e marmitës.
11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN
(MBYLLJA E STINËS)
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës.
a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Pm-411 c