Télécharger Imprimer la page

Dolmar PM461R Manuel D'instructions D'origine page 199

Tondeuse thermique

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
2. RREGULLA TË
PËRGJITHSHME TË SIGURISË
VINI RE: Kur përdorni vegla me naftë, duhet të
merrni masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë të
mëposhtmet, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të
rënda personale apo dëmtimin e pajisjes.
Lexojini këto udhëzime përpara se ta vini në punë
produktin dhe ruajini udhëzimet për referencë të
mëvonshme.
VINI RE: Kjo pajisje prodhon fushë
elektromagnetike gjatë punës. Në kushte të caktuara,
fusha mund të interferojë me implantet aktive apo pasive
mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të
rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me
implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe
prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë
me pajisjen.
Trajnimi
• Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me
komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes.
Mësoni si ta ndaloni motorin shpejt.
• Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin
është projektuar, pra, për prerjen dhe mbledhjen e
barit. Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe
i shkakton dëme makinës. Shembuj të përdorimit jo të
saktë mund të përfshijnë, por nuk kufizohen me:
- transportimin e personave, fëmijëve ose kafshëve
me këtë makineri;
- transportimin me anë të makinerisë;
- përdorimin e makinerisë për të tërhequr ose shtyrë
ngarkesa;
- përdorimin e makinerisë për mbledhjen e gjetheve
ose mbetjeve të ngurta;
- përdorimin e makinerisë për të krasitur gardhet
dekoruese ose për të prerë bimësi të tjera përveç
barit;
- përdorimin e makinerisë nga më shumë se një
person;
- përdorimin e tehut në sipërfaqe të tjera përveç atyre
me bar.
• Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i
njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat
vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
• Mos e përdorni kurrë kositësen:
- nëse keni njerëz pranë, sidomos fëmijë ose kafshë
shtëpiake;
- nëse përdoruesi ka përdorur medikamente ose
substanca që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për
të reaguar ose për t'u përqendruar.
• Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është
përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.
• Përdoruesit duhet të pajisen me trajnimin përkatës
gjatë përdorimit, përshtatjes dhe funksionimit të
makinerisë, duke përfshirë funksionimin e ndaluar.
Përgatitja
• Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe
pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni
zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura.
• Të kontrollohen imtësisht zonat ku do të përdoret
pajisja dhe të largohen të gjitha objektet si gurë, lodra,
shkopinj dhe tela, të cilat mund të vërtiten nga
makineria.
• VINI RE - Nafta është tepër e ndezshme.
- ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar
posaçërisht për këtë qëllim;
- rimbusheni me karburant vetëm në mjedise të
jashtme dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes;
- hidhni karburant përpara se të ndizni motorin. Mos e
hiqni kurrë tapën e serbatorit dhe as mos hidhni
naftë kur motori është në punë ose kur është i
nxehtë;
- nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni
motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes
dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të
jenë larguar avujt e naftës;
- vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të
kontejnerit.
• Zëvendësojini zhurmëmbytësit me defekt.
• Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të
parë nëse tehet, vidat e teheve dhe grupi i kositjes
kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini tehet e
konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve
për të ruajtur drejtpeshimin.
• Të kontrollohet rregullisht për t'u siguruar që të gjithë
bashkuesit dhe kontrollet e pranisë së përdoruesit të
funksionojnë si duhet.
Përdorimi
• Mos e përdorni pajisjen në hapësira të mbyllura ku
mund të mblidhen avujt e monoksidit të karbonit.
• Mos e përdorni makinerinë kur jeni të lodhur, të sëmurë
apo nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike të
tjera.
• Vini re! Mos e përdorni kositësin e barit kur ka rrezik
për vetëtima.
• Rekomandohet që të kufizohet kohëzgjatja e përdorimit
për të minimizuar rreziqet nga zhurma dhe dridhjet.
• Kini kujdes kur përdorni kositësin e barit në pjerrësi dhe
pranë disniveleve, kanaleve apo argjinaturave.
• Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë
artificiale.
• Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të
mundeni.
• Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta.
• Ecni, mos vraponi asnjëherë.
• Për pajisjet rotative me rrota, kositni përgjatë ballinës
së pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë.
• Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat
e pjerrëta.
• Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
• Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur
tërhiqni kositësen drejt vetes.
• Ndalojini tehet nëse kositësja duhet anuar për
transportim kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe
kur e transferoni prej apo në zonën e kositjes.
199

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Pm-411 c