Informacione mbi Sigurinë
KUJDES
RREZIK I GODITJES ELEKTRIKE
MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË MINIMIZUAR RREZIKUN E GODITJES
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE
PJESËN E PASME).
BRENDA PAJISJES NUK KA PJESË QË MUND TË
RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. DREJTOHUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIM.
Në kushte ekstreme moti (stuhi, vetëtima) dhe periudha të
gjata pa punë (kur shkoni me pushime) hiqeni televizorin
nga priza elektrike.
Priza elektrike përdoret për të shkëputur pajisjen e televizorit
nga rrjeti elektrik dhe për këtë arsye duhet të jetë gjithmonë
e gatshme për përdorim. Nëse televizori nuk është shkëputur
nga lidhja elektrike e rrjetit, pajisja do të marrë përsëri energji
elektrike në të gjitha situatat edhe nëse televizori është në
modalitetin e gatishmërisë ose i fikur.
Shënim: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionimin e veçorive
përkatëse.
Ju lutemi lexoni gjerësisht këto udhëzime
para montimit ose përdorimit të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është projektuar
për t'u përdorur nga personat (përfshirë
fëmijët) që janë të aftë/kanë eksperiencë me
përdorimin e një pajisje të tillë pa qenë të
monitoruar, në rast se nuk janë të monitoruar ose
të udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Përdoreni këtë aparat televizori në një lartësi më të
vogël se 2000 metra mbi nivelin e detit, në vende të
thata dhe në rajone me klimë tropikale ose të butë.
• Aparati i televizorit është i projektuar për në shtëpi
dhe përdorim të përgjithshëm të ngjashëm, por mund
të përdoret edhe në vende publike.
• Për arsye ajrimi, lini të paktën 5 cm hapësirë të lirë
rreth televizorit.
• Ventilimi nuk duhet të pengohet nga mbulimi ose
bllokimi i vrimave të ventilimit me objekte, si p.sh.
gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj.
• Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet me lehtësi.
Mos e vendosni televizorin, mobiliet, etj. mbi kordonin
elektrik. Një kordon elektrik/prizë i dëmtuar mund të
shkaktojë zjarr ose dridhje nga korrenti. Përdoreni
kordonin elektrik nga spina, mos e hiqni nga spina
televizorin duke tërhequr kordonin elektrik. Mos
e prekni kurrë kordonin/spinën elektrike me duar
të njoma pasi kjo mund të shkaktojë një qark të
shkurtër ose goditje elektrike. Mos e bëni asnjëherë
kordonin nyjë, apo ta lidhni me kordonë të tjerë. Nëse
dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet dhe kjo duhet të
kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
• Mos e ekspozoni televizorin ndaj rrjedhjeve ose
spërkatjeve me lëngje dhe mos vendosni objekte
të mbushura me ujë, si vazo, kupa etj. mbi televizor
(p.sh. mbi raftet mbi aparatin).
• Mos e ekspozoni televizorin ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit ose mos vendosni flakë
të hapura si p.sh. qirinj të ndezur mbi ose pranë
televizorit.
• Mos vendosni asnjë burim nxehtësie si p.sh. ngrohës
elektrik, radiator, etj. pranë televizorit.
• Mos e vendosni televizorin mbi dysheme ose mbi
sipërfaqe të pjerrëta.
• Për të shmangur rrezikun e mbytjes, mbajini qeset
plastike larg nga foshnjat, fëmijët dhe kafshët
shtëpiake.
• Vendosni me kujdes mbështetësen te televizori.
Nëse mbështetësja është e pajisur me vidha,
shtrëngojini mirë për të parandaluar animin e
televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat dhe
montoni si duhet gominat e mbështetëses.
• Mos i hidhni bateritë në zjarr ose bashkë me
materiale të rrezikshme ose të djegshme.
PARALAJMËRIM - Bateritë nuk duhet të ekspozohen
ndaj nxehtësisë së lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.
- Presioni i tepërt i zërit nga kufjet e ndryshme mund
të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.
MBI TË GJITHA - ASNJËHERË mos lejoni asnjë
person, sidomos fëmijët, të shtyjnë ose të godasin
ekranin, të fusin sende në vrima, fole ose në vende
të tjera të hapura në kasën e pajisjes.
Kujdes
Rrezik i goditjes
elektrike
Mirëmbajtja
Shenjat mbi produkt
Simbolet e mëposhtme përdoren mbi produkt si një
shenjë për kufizimet dhe masat paraprake, si dhe për
udhëzimet për sigurinë. Çdo shpjegim do të merret
parasysh vetëm kur produkti ka shenjat përkatëse.
Kini parasysh këto informacione për arsye sigurie.
Pajisja e klasës II: Kjo pajisje është e
projektuar në mënyrë të tillë që të mos
kërkohet një lidhje elektrike sigurie për
tokëzimin.
Terminali aktiv i rrezikshëm: Terminali(et) i
shënuar paraqet rrezik kur ka elektricitet në
kushtet normale të funksionimit.
Kujdes - shikoni udhëzimet e përdorimit:
i
Zona(t) e shënuar përmban bateri pila ose
pllakë që mund të ndërrohen nga përdoruesi.
CLASS 1
LASER PRODUCT
Shqip - 2 -
Rrezik për dëmtime të rënda
ose vdekje
Rrezik nga voltazhi
Element i rëndësishëm i
mirëmbajtjes
Produkt me laser i Klasës
1: Ky produkt përmban një
burim laseri të Klasës 1 që