Aparati do të kryejë ciklin automatik të shpëlarjes kur aktivizohet dhe çaktivizohet nëpërmjet kontrollit
zanor, si dhe kur ka qenë joaktiv për pak kohë dhe fiket. Sigurohuni që mjedisi ku do të qëndrojë aparati të
jetë i sigurt.
Funksione të veçanta
Funksioni i veçantë Qëllimi
Përgatitja e pijeve
Hapa të përgjithshëm
Për të përgatitur një pije, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.
1 Mbushni depozitën e ujit me ujë rubineti dhe mbushni enën e kokrrave të kafesë me kokrra kafeje.
2 Vendosni një ose dy filxhanë nën grykën e nxjerrjes me lartësi të rregullueshme. Rrëshqitni lart ose
poshtë grykën e nxjerrjes për të rregulluar lartësinë e saj me madhësinë e filxhanit apo të gotës që po
përdorni.
3 Prekni ikonën "Drinks" (Pije)
për të zgjedhur pijen tuaj duke trokitur mbi të.
Me "CoffeeMaestro", mund ta personalizoni kafenë tuaj duke zgjedhur një profil
shijeje të paracaktuar ("Delicato (Delikat)", "Intenso (Intensiv)", "Forte (I fortë)")
për pijen tuaj në vend që t'i ndryshoni vetë cilësimet.
Funksioni HygieSteam pastron automatikisht sistemin e qumështit, duke hequr
mikroorganizmat: përdoreni atë pasi të keni përgatitur kapuçino ose pije të tjera
me bazë qumështi.
Bluesi ynë rezistent është i përbërë nga 100% qeramikë për të qenë
jashtëzakonisht i fortë dhe preciz. Ai mund të rregullohet sipas shijes suaj me
nivelet me 12 hapa.
Paneli i mirëmbajtjes ju jep një përmbledhje të dobishme dhe ju njofton përmes
informacionit mbi statusin e gjërave, si p.sh. se niveli i "AquaClean" është i ulët.
për të hyrë në menynë "Drinks" (Pije). Rrëshqitni nga e majta në të djathtë
421
Shqip