Télécharger Imprimer la page

Skil 1960 Notice Originale page 110

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
- në rast të dridhjeve të dyshemesë
ose ndryshimeve të pozicionit gjatë
përdorimit, vegla matëse nivelohet
automatikisht përsëri
- për të shmangur gabimet,
kontrolloni pozicionin e vijës
horizontale dhe vertikale të laserit
në lidhje me pikat e referencës pas
përsëritjes së nivelimit
• Puna pa nivelimin automatik
- lëvizni çelësin F në pozicionin 6 b
- shtypni butonin e laserit C për të
ndezur rrezen e laserit
- treguesi E qëndron ndezur në ngjyrë
të kuqe në këtë modalitet
- kur nivelimi automatik është i
çaktivizuar, mund ta mbani veglën
matëse lirisht në duar ose ta
vendosni në një sipërfaqe të pjerrët
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni gjithmonë qendrën e vijës
së laserit për shënime (gjerësia
e vijës së laserit ndryshon me
ndryshimin e distancës)
• Syzet për shikimin e laserit 1 (nuk
përfshihen si standard)
- syzet për shikimin e laserit J 1
filtrojnë dritën e ambientit
- kjo e bën dritën e laserit të duket më
e shndritshme për sytë
- mos i përdorni syzet për shikimin
e laserit si syze mbrojtëse (syzet
për shikimin e laserit përdoren për
përmirësimin e pamjes së rrezes së
laserit, por ato nuk ju mbrojnë nga
rrezatimi i laserit)
- mos i përdorni syzet për
shikimin e laserit si syze dielli
ose në trafik (syzet për shikimin
e laserit nuk ofrojnë mbrojtje të
plotë nga rrezet UV dhe zvogëlojnë
perceptimin e ngjyrave)
• Puna me trekëmbëshin (nuk
përfshihet si standard)
- trekëmbëshi K 1 ofron një
mbështetje të qëndrueshme dhe me
lartësi të rregullueshme për matjen
- vendoseni veglën matëse nëpërmjet
montimit të trekëmbëshit G te filetimi
mashkull 1/4" i trekëmbëshit dhe
vidhosni mirë vidhën bllokuese të
trekëmbëshit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për
përdorim profesional
• Mbrojeni veglën matëse nga
lagështia dhe nga drita e
drejtpërdrejtë e diellit
• Mos e ekspozoni veglën matëse
ndaj temperaturave ekstreme ose
ndaj ndryshimeve në temperaturë
(mund të dëmtohet saktësia e veglës
matëse)
- për shembull, mos e lini atë në
automjete për një kohë të gjatë
- lëreni veglën matëse të përshtatet
me temperaturën e ambientit para
se ta përdorni
• Shmangni goditjet e forta ose
rrëzimin e veglës matëse
- dëmtimi i veglës matëse mund të
ndikojë te saktësia e saj
- pas një goditje ose përplasje të
fortë, krahasoni vijat e laserit me një
vijë referimi të njohur horizontale
ose vertikale
• Shtyjeni çelësin F (kjo e bllokon
njësinë e nivelimit, e cila mund të
dëmtohet në rast të lëvizjeve të
mëdha)
• Mbajeni veglën matëse të pastër gjatë
të gjithë kohës
• Mos e zhytni veglën matëse në ujë
ose në lëngje të tjera
• Fshini copëzat me një pecetë të butë
dhe të lagur
• Mos përdorni solucione pastrimi ose
hollues
• Pastroni rregullisht sipërfaqet,
sidomos në vrimën dalëse të laserit,
dhe tregoni kujdes për grumbullimin
e fibrave
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht
kujdesit në prodhim dhe procedurat e
provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për
veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së
bashku me vërtetimin e blerjes te
shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe
diagrami i shërbimit i veglës janë të
paraqitura në www.skil.com)
• Kini parasysh se dëmtimet për shkak
të mbingarkesës ose manovrimit
të papërshtatshëm të veglës janë
110

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

1961