Télécharger Imprimer la page

Skil 1550 Notice Originale page 92

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR ZDRUKTHËT
TË PËRGJITHSHME
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani pajisje për mbrojtjen e veshëve
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PARA PËRDORIMIT
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Para përdorimit të veglës, kontrolloni që thikat të mos
fërkohen
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për
të siguruar dhe mbështetur materialin e punës në
një platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit
me duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të
mbetet i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje
të kontrollit)
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni veglën e punës nga pjesët e izoluara të
kapjes pasi prerësi mund të bjerë në kontakt me
kordonin e tij (prerja e një teli me elektricitet mund
të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të përcjellin
elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të
përdoruesit)
Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
Mbajini gishtat larg nga thikat rrotulluese
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
Nëse ashklat bllokohen në daljen e ashklave, duhet të
fikni motorin, sigurohuni që të gjitha pjesët e lëvizshme
kanë ndaluar plotësisht, hiqni spinën dhe më pas hiqni
ashklat e bllokuara
PAS PËRDORIMIT
Prisni që prerësi të ndalojë para se ta ulni veglën
(prerësi të ekspozuar rrotullues mund të bjerë në kontakt
me sipërfaqen duke shkaktuar humbje të kontrollit dhe
dëmtime të rënda)
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Ndërrimi/kthimi i thikave 6
Ky zdrukth është i pajisur me thika jo të mprehshme me
tehe prerëse në të dy krahët; kështu që nëse topitet një
krah, mund të përdoret krahu tjetër
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- merrni çelësin nga vendi i ruajtjes A
- kthejeni veglën përmbys
- lironi 3 bulona B me çelës (mos i hiqni bulonat)
- shtyjeni thikën nga blloku i prerjes me anë të një cope
druri
- vendoseni përsëri thikën në bllokun e prerjes në
pozicionin e kundërt ose përdorni një thikë të re
! kanali i thikës duhet të përputhet me buzën e
bllokut të prerjes
! të dyja anët e thikës duhet të dalin në mënyrë të
barabartë
- shtrëngoni mirë 3 bulonat B me çelës
! ndërrojini/kthejini thikat me kalimin e kohës;
përdorni vetëm thika të mprehta
! ndërrojini/kthejini gjithmonë të dyja thikat në të
njëjtën kohë
! mos u përpiqni të rregulloni thikat me vidat e
bllokut të prerjes C, të cilat janë të caktuara
paraprakisht në momentin e prodhimit
Rregullimi i thellësisë së zdrukthimit 7
- kthejeni dorezën D në drejtimin "+"/"-" për rritjen/uljen e
thellësisë së zdrukthimit
- përdorni treguesin E si referencë
- zgjidhni gjithmonë një thellësi të vogël të zdrukthimit
dhe përsëritni zdrukthimin dhe procesin e rregullimit
deri sa të arrini thellësinë e dëshiruar
Dalja e ashklave 8
- lidhni fshesën me korrent me përshtatësin F në daljen e
ashklave G si në ilustrim
! mos u përpiqni të hiqni pengesat nga dalja e
ashklave kur thikat janë duke u rrotulluar
Mbështetësja për pushim H 9
- e mbron materialin e punës nga dëmtimi kur vegla lihet
dhe nuk është në përdorim
- do të paloset automatikisht prapa gjatë zdrukthimit
92

Publicité

loading