Hansgrohe AXOR Starck 10101 Serie Mode D'emploi / Instructions De Montage page 69

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 4
Instalimi elektrik
Elektricisti
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të
realizohen nga një elektricist i autorizuar, duke
marrë në konsideratë standardin DIN VDE 0100
Pjesa 701 dhe standardin IEC 60364-7-701.
Lidhja me rrjetin elektrik
Ushqimi me tension: 230 V AC ± 10 % / 50 – 60
Hz / 2 mA
Pajisja mbrojtëse kundër rrjedhjes së rrymës
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje
mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës (RCD/ FI) me një
rrymë të përcaktuar diferenciale ≤ 30mA. Sigurimi
duhet të kontrollohet në hapësira të rregullta kohore
për funksionimin e tij.
Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje
pa ushqim me tension. Për këtë duhet që ushqimi
me tension të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes
çelësit kryesor ose duke hequr spinën.
Transformatori nuk duhet të montohet në zonën
mbrojtëse 0, 1 ose 2.
Justimi
Kjo armaturë elektronike ka një sfumim të sfondit me
përshtatje të rrezes së veprimit, dmth. sistemi i armaturës
justimin e bën automatikisht duke iu përshtatur ambientit
(madhësia e lavamanit, drita e ambientit, reflektimet).
Nuk është i nevojshëm justimi i sensorit infra të kuq.
Funksionimi me bateri
Kur është i nevojshëm ndërrimi i baterive, sinjalizohet
përmes diodës përkatëse.
Tensioni i baterisë ≤ ca. 5,5 V:
Dioda ndizet dhe fiket në dritaren e sensorit kur
aktivizohet armatura. Rrjedhja e ujit është megjithatë e
mundur edhe më tej.
Tensioni i baterisë ≤ ca. 5,3 V:
Dioda qëndron e ndezur. Tani nuk ka mundësi të rrjedhë
më uji dhe duhet ndërruar bateria
Kujdes! Pas vendosjes së baterisë, armatura nuk duhet
aktivizuar për afro 30 s. Kjo kohë i nevojitet asaj për
vetë rregullim.
Shqip
Funksionimi me prizë
Procedura e ndërrimit të prizës është e njejtë me
procedurën e ndërrimit të baterisë.
Funksionimi normal
Rrezja e përfshirjes respektivisht distanca nga pika e
ndezjes dhe fikjes së armaturës varen nga kushtet optike
të ambientit (p.sh. nga forma dhe reflektimi i lavamanit
dhe ndriçimit të ambientit) si dhe nga forma, madhësia,
shpejtësia dhe reflektimi i objekti të sjellë në rrezen e
reagimit.
Rrezja e përfshirjes respektivisht distanca nga pika e
ndezjes dhe fikjes së armaturëse është në rrethana
normale në zonën mes 160 deri 200 mm.
Objektet e errëta (p.sh. ngjyrë hiri-të zeza) dallohen me
vështirësi për shkak të reflektimit të tyre të dobët. Rrezja e
përfshirjes, respektivisht distanca nga pika e ndezjes dhe
fikjes mund të jetë më e vogël se 160 mm.
Objektet e me ngjyra të hapura dhe ato reflektuese
dallohen shumë mirë nga armatura për shkak
të reflektimit të tyre të lartë. Rrezja e përfshirjes,
respektivisht distanca nga pika e ndezjes dhe fikjes së
armaturës mund të jetë më e madhe se 200 mm.
Dritarja e sensorit të armaturës nuk duhet të ballafaqohet
me burime të forta të dritës.
Pikat e ujit apo uji i kondensuar në dritaren e sensorit
të armaturës mund të shkaktojnë një rrjedhje të
paqëllimshme të ujit.
Rregullimi i rrezes së përfshirjes së
sistemit elektronik infra të kuq
Nëse armatura vendoset në lavamanë shumë të vegjël
ose me reflektim shumë të fortë, atëherë mund të lindë
nevoja që manualisht të bëhet një reduktim i rrezes së
përfshirjes së sistemit elektronik infra të kuq.Mund të
bëhen ndryshime vetëm mes këtyre dy alternativave:
• „Përfshirja maksimale" (Përzgjedhja në fabrikë)
• „Përfshirja e reduktuar" (përfshirja maksimale e
reduktuar për rreth 50 mm)Se cila alternativë është e
programuar në rastin tuaj mund ta dalloni në dritaren e
sensorit.
• Ndezje dhe fikje e shkurtër gjatë mbylljes së
Armaturës = „përfshirje e reduktuar"
• Nuk ka ndezje dhe fikje të diodës = „përfshirje
maksimalePër të ndërruar „përfshirjen maksimale" në
atë të „reduktuar", respektivisht të kundërtën duhen
ndërmarrë këta hapa:
• Ndërpritet furnizimi me energji elektrike për rreth 10
sekonda (hiqet priza që ndodhet mes armaturës dhe
kutisë së baterisë dhe futet përsëri pas 10 sekondash)
Montimi shih faqen 73


Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières