Skil 0230 Notice Originale page 115

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 15
Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të dëmtuar
të prerjes ose pa mbrojtësen e montuar
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe pas çdo goditje; në rast defekti, riparojeni nga një
person i kualifikuar (mos e hapni kurrë vetë pajisjen)
Para përdorimit kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes
dhe hiqni çdo objekt që mund të godasë vegla gjatë
prerjes (si gurë, copa druri, etj.)
GJATË PËRDORIMIT
Shmangni përdorimin e pajisjes në kushtet e motit të keq,
sidomos kur ekziston rreziku i vetëtimave
Mos e përdorni pajisjen në kopshte të lagështa
Mbani një ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve në
çdo moment; mos u zgjasni
Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi)
Spangoja prerëse vazhdon të rrotullohet për një
kohë të shkurtër pasi është fikur mjeti
Mos prisni barin nëse nuk është në tokë (p.sh. mbi mure
ose gurë)
Mos kapërceni rrugët ose rrugicat me zhavorr kur vegla
është ende në punë
Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po
bëni
Gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
PAS PËRDORIMIT
Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- mbajeni baterinë veçmas nga mjeti
BATERIVE
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
6 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
7 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
8 Mos e ekspozoni veglën në shi
9 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
Udhëzimet për montimin
- montoni mbrojtësen e prerjes A me 2 vida siç tregohet
në figurë w a
! mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësen e
prerjes A
- përdorni mbrojtësen e luleve M w b
- montoni dorezën drejtuese B siç tregohet në figurë r
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/instalimi i baterisë 2
Ndezje/Fikje e
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin G (= çelësin
e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më pas
tërhiqni çelësin e aktivizimit F
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit F
! pasi ta keni fikur mjetin, spangoja prerëse
vazhdon të rrotullohet disa sekonda
- prisni që spangoja prerëse të ndalojë së rrotulluari para
se ta ndizni përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
Treguesi i nivelit të baterisë q
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë AA për të
treguar nivelin aktual të baterisë q a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin AA q b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin AA q c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin AA q c; prisni derisa
bateria të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë q b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni AA; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
Vendosja e pozicionit të dorezës drejtuese r
- lironi çelësin e rregullimit të dorezës drejtuese C
- rregulloni pozicionin e dorezës drejtuese
- shtrëngoni çelësin e rregullimit të dorezës drejtuese C
Vendosja e gjatësisë së tubit t
Vendosja e orientimit të dorezës kryesore y
1. poshtë për prerje
2. anash për anët
Vendosja e funksionit të aksit u
- vendosni gjatësinë e tubit sipas
1. ruajtja në qëndrim të lirë
2. prerja në hapësira të ngushta
3. prerja e zakonshme
4. prerja poshtë objekteve të ulëta
5. funksioni i anëve
115

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

0240Energy platform 0230Energy platform 0240Energy platform 0240caEnergy platform 0230ca158948 ... Afficher tout

Table des Matières