Télécharger Imprimer la page

Vaillant climaVAIR multi VAM1-035 DNI Notice D'emploi page 224

Masquer les pouces Voir aussi pour climaVAIR multi VAM1-035 DNI:

Publicité

5.16.1 Aktivizimi/çaktivizimi i
funksionit Quiet
1.
Kur njësia është e ndezur, shtypni
butonin FUNCTION derisa simboli i
funksionit Quiet të pulsojë në ekran.
2.
Shtypni butonin SWING/ENTER për
të aktivizuar funksionin Quiet.
3.
Për ta çaktivizuar këtë funksion,
shtypni fillimisht butonin FUNCTION,
derisa simboli i funksionit Quiet të
pulsojë në ekran, më pas shtypni
SWING/ENTER.
5.17 Aktivizoni/çaktivizoni funksionin
e memories (Memory)
1.
Nëse njësia është e fikur, shtypni
njëkohësisht butonin MODE dhe
butonin për lart ▲ për 5 sekonda, për
të aktivizuar modalitetin e memories
(Memory).
Treguesi do të shfaqet në
modalitetin e memories në ekranin
e çelësit rregullues të lidhur me
kabëll.
Kur të çaktivizohet funksioni, në
rast se ikën korrenti, njësia nuk
e ruan konfigurimin e vendosur
(modaliteti, temperatura, shpejtësia
e ventilatorit, ...).
Kur aktivizohet funksioni i
memories, çelësi rregullues kalon
në gjendjen fillestare të punës
pas rivendosjes së furnizimit me
energji.
Udhëzim
Zgjat rreth 5 sekonda,
derisa i gjithë informacioni i
programimit të caktuar të jetë
memorizuar. Gjatë kësaj kohe,
mos e rivendosni furnizimin
me energji, pasi të dhënat nuk
do të ruhen.
2.
Shtypni sërish njëkohësisht butonin
MODE dhe butonin për lart ▲ për
5 sekonda, për ta çaktivizuar këtë
funksion.
224
5.18 Zgjidhni njësinë gradë ose
fahrenheit
Kur njësia është e fikur, shtypni
njëkohësisht butonat MODE dhe
butonin për poshtë ▼ për 5 sekonda,
ekrani i çelësit rregullues kalon me
alternim nga njësia me gradë në atë me
fahrenheit.
5.19 Konfiguroni funksionet shtesë
1.
Për të hyrë në menunë e funksioneve
shtesë, kur njësia është e fikur,
shtypni njëkohësisht butonat
FUNCTION dhe TIMER për 5
sekonda.
2.
Shtypni butonin MODE, për të
konfiguruar elementët konfiguruese
dhe shtypni butonat zgjedhës për të
përcaktuar vlerën e parashikuar për
çdo funksion.
5.19.1 Zgjidhni sensorin e
temperaturës së dhomës ("00")
1.
Shtypni butonin MODE, për të
zgjedhur "00" në fushën e treguesve
të temperaturës në ekranin e çelësit
rregullues të lidhur me kabëll.
2.
Shtypni butonin zgjedhës, për të
zgjedhur statusin e konfigurimit që
shfaqet në fushën e kohëmatësit:
01: Sensori i temperaturës
së dhomës ndodhet në njësinë e
brendshme.
02: Sensori i temperaturës së
dhomës ndodhet në çelësin
rregullues të lidhur me kabëll.
03: Zgjidhni sensorin e
temperaturës në njësinë e
brendshme në modalitetin e
ftohjes, lagështirës dhe ajrimit;
zgjidhni sensorin e temperaturës
në çelësin rregullues të lidhur me
kabëll në modalitetin e nxehjes dhe
atë automatik.
04: Zgjidhni sensorin e
temperaturës në modalitetin e
ftohjes, lagështirës dhe ajrimit;
zgjidhni sensorin e temperaturës
Manuali i përdorimit 8000011852_01

Publicité

loading