AL
- Ushqimet, edhe nëse akulli është vetëm
pjesërisht i shkrirë, nuk duhet të ngrihen
përsëri, duhet të konsumohen menjëherë ose
të gatuhen dhe pastaj të ringrihen.
- Pije shkumëzuese nuk duhet të mbahen në
ngrirës.
- Në rastin e një ndërprerjeje korrenti, mos
hapni derën e aparatit. Ushqimet e ngrira nuk
do të prishen në qoftë se ndërprerja zgjat më
pak se 36 orë.
M O S H A R R O N I !
24 orë pasi ushqimet u futën brenda, ju
lutem anuloni modin e "ngrirjes së
shpejtë" duke shtypur butonin 4 përsëri
kur të fiket llamba e portokalltë.
Shkrirja e akull it të aparatit
Ju rekomandoni të shkrini akullin e
ngrirësit së paku dy herë në vit ose kur
shkresa e akullit të jetë tepër e trashë.
Grumbullimi i akullit është një dukuri
normale.
Sasia dhe shpejtësia e grumbullimit të
akullit varet nga kushtet e ambientit dhe nga
shpeshtësia e hapjes së derës.
Ju rekomandojmë ta shkrini akullin e
aparatit kur sasia e ushqimeve të ngrira është
sa më e vogël.
Para shkrirjes së akullit, rregulloni çelësin
e termostatit në një pozitë më të lartë, kështu
që ushqimet të ruhen në një temperaturë më
të ftohtë.
- Hiqeni aparatin nga priza.
- Nxirrini ushqimet e ngrira, mbështillini në
disa fletë letre dhe vendosini në frigorifer ose
një vend të ftohtë.
Merrni panelin ndarës dhe vendoseni nën
ngrirësin në drejtimin e tubit që pikon ujë. Hiqni
shtupën bllokuese. Uji rezultues do të mblidhet
në govatën e posaçme (panelin ndarës). Pas
shkrirjes së akullit dhe rrjedhjes së ujit, ju lutem
fshijeni me një leckë ose me një sfungjer, pastaj
thani mirë. Rivendoseni shtupën bllokuese në
vendin e vet. (artikulli 6)
Për një shkrirje të shpejtë, ju lutem lëreni
derën të hapur.
Mos përdorni sende të mprehta metalike
për ta hequr akullin.
Mos përdorni tharëse flokësh ose aparate
të tjera elektrike ngrohëse për shkrirjen e
akullit.
Udhëzime për përdorim
Pastrimi i brendshëm
Para se ta filloni pastrimin, hiqeni aparatin nga
rrjeti.
Rekomandohet ta pastroni aparatin kur t'ia
shkrini akullin.
Lani brendinë me ujë të vakët, të cilit i
shtoni pak detergjent neutral. Mos përdorni
sapun, detergjent, benzinë ose aceton, që
mund të lëshojë një erë të fortë.
Fshijeni me një sfungjer të lagësht dhe
thajeni me një leckë të butë.
Gjatë kësaj, mos përdorni ujë të tepërt për të
parandaluar hyrjen e tij në izolimin termik të
aparatit, gjë që do të shkaktonte erëra të
pakëndshme.
Mos harroni të pastroni edhe shtuposjen e
derës, sidomos brinjët e gjyrykta, me anë të
një lecke të pastër.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni anën e jashtme të ngrirësit me anë
të një sfungjeri të qullur në ujë të ngrohtë me
sapun, fshijeni me një leckë të butë dhe
thajeni.
Pastrimi i pjesës së brendshme të qarkut
ftohës (motorkompresori, kondensatori, tubat
e lidhjes) bëhet me një furçë të butë ose me
fshesën elektrike. Gjatë kësaj, ju lutem vini re
t'i mos shtrembëroni tubat dhe t'i mos
shkëputeni kabllot.
Mos përdorni materiale fërkuese ose
gërryese!
Pas mbarimit të pastrimit, rivendosini
aksesorët në vendin e tyre dhe futeni fishën e
aparatit në prizë.