•Nëse ka një rrjedhje gazi (isobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos
e prekni pajisjen ose spinën e korrentit dhe ajroseni vendin
menjëherë. Kjo pajisje përdor gaz ftohësit (isobutan,R600a).
Megjithëse përdor një sasi të vogël gazi, përsëri është gaz i
djegshëm. Rrjedhja e gazit gjatë transportit, instalimit ose
përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose
lëndime nëse ndodhin shkëndija.
•Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të
djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i
djegshëm, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes.
•Hiqeni menjëherë spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë
zhurmë ose erë të çuditshme ose tym që del nga pajisja.
•Mbusheni prodhuesin e akullit ose dispenserin e ujit vetëm me ujë
të pijshëm.
•Mos e dëmtoni qarkun e lëngut ftohës.
•Mos vendosni asnjë pajisje elektronike (si ngrohëse ose celular)
brenda pajisjes.
Mirëmbajtja
•Shkëputeni kordonin e energjisë para se ta pastroni pajisjen ose
para se të ndërroni llambën e brendshme (ku është montuar).
•Fiksojeni mirë spinën e energjisë në prizë pasi ta keni pastruar
nga lagështia dhe pluhuri.
•Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e
energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni
drejt nga priza.
•Mos hidhni ujë ose substanca të djegshme (pastë dhëmbësh,
alkool, hollues, benzol, lëng të ndezshëm, material gërryes, etj.)
mbi pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes për ta
pastruar.
•Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me
sipërfaqe të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.
•Vetëm personeli i kualifikuar i servisit nga qendra e shërbimit të
LG Electronics duhet të bëjë çmontimin, riparimin ose modifikimin
e pajisjes. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG
Electronics nëse e lëvizni ose instaloni pajisjen në një vend tjetër.
•Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të
pajisjes ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat.
•Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të
përshpejtuar procesin e shkrirjes.
SQ
6