• Mos përdorni pajisje
mekanike ose mjete të
tjera për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes,
përveç atyre të
rekomanduara nga
prodhuesi.
• Ky produkt nuk është
synuar të përdoret nga
persona me çrregullime
fizike, ndjesore ose
mendore apo nga njerëz
që nuk janë mësuar ose
pa përvojë (përfshirë
fëmijët) përveç nëse
mbikëqyren nga një
person i cili do të
jetë përgjegjës për
sigurinë e tyre ose që
do t' i udhëzojë mirë për
përdorimin e produktit.
• Mos e vini në punë një
frigorifer të dëmtuar.
Konsultohuni me
agjentin e shërbimit
nëse keni ndonjë merak.
• Siguria elektrike e
frigoriferit tuaj do të
garantohet vetëm nëse
sistemi i tokëzimit në
shtëpinë tuaj përputhet
me standardet.
• Ekspozimi ndaj shiut,
borës, diellit dhe erës
është i rrezikshëm
në lidhje me sigurinë
elektrike.
• Kontaktoni shërbimin
e autorizuar kur ka
një dëmtim të kabllit
të energjisë për të
shmangur rrezikun.
• Asnjëherë mos e
vini frigoriferin në
prizë gjatë instalimit.
Përndryshe, mund të
shkaktohet vdekje ose
lëndime serioze.
• Ky frigorifer është
synuar vetëm për të
mbajtur ushqime. Nuk
duhet të përdoret për
asnjë qëllim tjetër.
• Etiketa e të dhënave
teknike ndodhet në
murin e majtë brenda
frigoriferit.
• Asnjëherë mos e lidhni
frigoriferin me sistemet
e kursimit të energjisë;
ato mund ta dëmtojnë
frigoriferin.
• Nëse ka një dritë blu mbi
frigorifer, mos e shikoni
7
SQ