Télécharger Imprimer la page

LG H12S1D Manuel Du Propriétaire page 1486

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 375
UDHËZIME SIGURIE
6
• Mos e instaloni kondicionerin në një sipërfaqe të paqëndrueshme
ose në një vend ku ekziston rreziku i rënies së saj.
• Mos e instaloni njësinë në ambiente potencialisht shpërthyese.
• Mos e instaloni kondicionerin në një vend ku ruhen lëngje ose gazra
të djegshëm si benzina, propani, holluesi i bojës, etj.
• Instaloni panelin dhe kapakun e kutisë së kontrollit në mënyrë të
sigurt.
• Instaloni një prizë elektrike dhe ndërprerës të veçantë përpara se të
përdorni kondicionerin.
• Përdorni automatin standard të qarkut dhe siguresën që janë në
përputhje me vlerësimin e kondicionerit.
• Sigurohuni që tubi dhe kablloja e energjisë që lidh njësitë e
brendshme dhe të jashtme të mos tërhiqen shumë gjatë instalimit të
kondicionerit.
• Lidhjet e kabllove të brendshme/të jashtme duhet të fiksohen fort
dhe kablloja duhet të shtrihet siç duhet në mënyrë që të mos ketë
forcë që ta tërheqë kabllon nga terminalet e lidhjes. Lidhjet e gabuara
ose të lirshme mund të krijojnë nxehtësi ose të shkaktojnë zjarr.
• Mos e lidhni telin e tokëzimit me një tub gazi, një rrufepritës ose një
tel telefoni.
• Përdorni gaz (azot) jo të djegshëm për të kontrolluar për rrjedhje dhe
për të pastruar ajrin; përdorimi i ajrit të kompresuar ose gazit të
djegshëm mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
Përdorimi
• Mos e modifikoni ose zgjatni kabllon e energjisë. Gërvishtjet ose
izolimi i zhveshur në kabllot e energjisë mund të shkaktojë zjarr ose
goditje elektrike dhe pastaj kablloja duhet të zëvendësohet.
• Sigurohuni që kablloja e energjisë të mos jetë e ndotur, e lirshme apo
e thyer.
• Mos vendosni asnjë objekt mbi kabllon e energjisë.
• Mos vendosni ngrohës ose pajisje të tjera ngrohëse pranë kabllos së
energjisë.

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

H09s1pH09s1d